Komisioni Evropian u ka bėrė thirrje shteteve anėtare tė Bashkimit Evropian qė nė mėnyrė sistematike tė dėnojnė ashpėr personat pėrgjegjės pėr dėrgimin e porosive kompjuterike tė padėshiruara (spam), i cili ėshtė njė problem qė mundon madje 65 pėr qind tė banorėve tė shteteve evropiane.
"Edhe pse spami ėshtė ndaluar qė prej vitit 2002, porositė e padėshiruara elektronike ende vazhdojnė t’i pranojnė 65 pėr qind e qytetarėve tė BE-sė", ka deklaruar komisarja evropiane e ngarkuar pėr kėtė problem Vivian Reding.

"Na duhet tė pėrshpejtojmė luftėn kundėr spamit, e shtetet anėtare tė BE-sė duhet tė rishikojnė masat ligjore me tė cilat do tė dėnonin ashpėr ata tė cilėt dėrgojnė spam", thuhet nė deklaratėn e komisares evropiane.

Rezultatet e njė analize tė cilėn e ka kryer Komisioni Evropian tregojnė dallime tė theksuara nė numrin dhe llojin e dėnimeve pėr ata tė cilėt dėrgojnė spam. Numri mė i madh i dėnimeve ėshtė regjistruar nė Spanjė dhe nė Sllovaki – 39, derisa nė Rumani vetėm 20.

Mė sė ashpri dėnohen personat nė Holandė ku dėnimet shkojnė deri nė njė milionė euro, derisa nė Itali 570.000 euro e Spanjė 30.000 euro.