92 kilogramė marihuanė e cilėsisė sė lartė dhe 69 rrėnjė tė kėsaj bime janė sekuestruar tė shtunėn nė qendėr tė Shkupit nė shtėpinė e Musli Xheladinit.
Autoritetet policore pranuan se e veēanta e kėtij rasti, ishte se rrėnjėt e marihuanėn nuk ishin mbjellė diku nė bjeshkė, por nė njė serė nė oborrin e Xhelatidit, rreth 100 metra larg stacionit policor tė Bit Pazarit.

"Gjatė bastisjes sė shtėpisė dhe oborrit tė personit nga Shkupi pėr tė cilin ekzistonin indikacione se nė qendėr tė qytetit kultivonte marihuanė, u sekuestruan 92 kg marihuanė e cila ishte gati pėr shitje dhe 69 rrėnjė marihuanė, tė larta rreth 2 metra. I arrestuari, e kishte mbjellė bimėn narkotike gjatė periudhės sė pranverės dhe verės, nė oborrin e shtėpisė sė tij, ku kishte ngritur edhe sera pėr rritje sa mė tė shpejt tė marihuanės", tregoi Ivo Kotevski, zėdhėnės i MPB-sė.

Ndėrkohė uniformat blu, nė njė operacion paralel arrestuan edhe Shefki Ajetin, tė cilit iu gjetėn rreth 60 gram kokainė, 1,3 kg marihuanė si dhe farė pėr marihuanė, pėr tu mbjellė.
"Gjatė operacionit tjetėr u arrestua njė qytetarė tjetėr gjithashtu nga Shkupi, pėr tė cilin dyshohej se merret me tregtim tė palejuar me lėndė narkotike, gjegjėsisht me kokainė, tė cilėn ai ua ka shitur atė, tė varurve nga droga nėpėr klubet e natės dhe diskotekat e kryeqytetit", bėri tė ditur Kotevski.

Nga MPB njoftojnė se tė dy personat e arrestuar ishin tė njohur pėr policinė. Ata kanė qenė ndaluar mė parė, pėr vepra penale si kėrcėnime, vjedhje tė ndryshme dhe plaēkitje.