Nėn parrullat “Ku ėshtė vota ime” apo “Hapni Kutitė e votimit” ėshtė zhvilluar protesta e PS, pikėrisht nė vendin ku u pėrmbyll edhe fushata zgjedhore

Qytetarė tė shumtė, nėntė parti politike e shoqata tė ndryshme nė vend, i janė bashkuar protestės sė Partisė Socialiste kundėr asaj qė cilėsohet grabitje e votave tė 28 qershorit. Nėn parrullat “Ku ėshtė vota ime” apo “Hapni Kutitė e votimit” ėshtė zhvilluar protesta e PS, pikėrisht nė vendin ku u pėrmbyll edhe fushata zgjedhore. “Sot fillon protesta jonė qė nuk mbaron pa fituar lirinė e tė drejtės sė votės sonė” e nisi fjalėn e tij kreu socialist Edi Rama.

Rama : Vala e protestės do pėrhapet mbi Shqipėri

“Sot fillon protesta jonė qė nuk mbaron pa fituar lirinė e sė drejtės sė votės sonė” kėshtu e nisi fjalėn e tij kreu socialist Edi Rama, pėrpara qytetarėve tė shumtė tė pranishėm nė Bulevardin “Dėshmorėt e Kombit”, ndėrsa theksoi se vala e protestės do tė pėrhapet nė tė gjithė vendin. Duke e konsideruar protestėn e sotme si tė drejtė tė cdo shqiptari qė kėrkon tė ngrihet nė kėmbė, kur sipas tij “ligji shkelet me kėmbė”, Rama theksoi se pushteti i qeverisė nuk vendos dot pėr qytetarėt , kur shumica e shqiptarėve nuk ka vendosur pėr tė.

“Ne duam tė shohim votėn tonė, duam tė clirojmė votėn tonė nga presioni i shtetit tė bėrė njėsh me pushtetin. Ky pushet nuk vendos dot pėr ne, sepse shumica e popullit nuk ka vendosur pėr tė. Vala e protestės do tė pėrhapet mbi Shqipėri, do ta pėrballim pushtetin e hajdutėve tė votės me pushtetin e sovranit” u shpreh Rama.

Kryesocialisti ka ripėrsėritur kėrkesat e opozitės pėr hetimin e zgjedhjeve nga parlamenti, duke hapur kutitė e votimit, ndėrsa nėnvizoi se mohimi i kėsaj kėrkese ėshtė provė e frikės sė qeverisė. “Zgjedhjet dhe cdo element i paligjshėm tė hetohet nga parlamenti, nė radhė tė parė duke hapur kutitė e votimit nė sytė e tė gjithė shqiptarėve. Ne nuk hyjmė nė parlamant pėr tu bėrė bashkėfajtorė nė mbylljen e rrugės pėr zgjedhje tė lira nė Shqipėri edhe pėr kushedi se sa vite tė tjera” theksoi kreu socialist.

Ndėrkohė, Rama e ka mbyllur fjalėn e tij duke u bėrė thirrje qytetarėve tė firmosin projektligjin pėr ti adresuar parlamentit kėrkesėn pėr hetimin e zgjedhjeve tė 28 qershorit. “Firmosni projektin e propozuar nė bazė tė Kushetetutės pėr tė kėrkuar hetimin e atyre zgjedhjeve qė deformuan pabesisht vullnetin tuaj. Nė cdo shesh e nė cdo rrugė tė Shqiėprisė ne nuk do tė ndalemi nė kėrkimin e tė drejtės sonė sepse e drejta jonė as nuk shitet e as nuk negociohet” deklaroi kryetari i Partisė Socialiste. Kjo nismė, qė kėrkon 20 mijė firma, con automatikisht kėrkesėn e opozitės nė parlament pa qenė nevoja qė nė tė tė jenė tė pranishėm edhe deputetėt socialistė.

Veliaj: Sot kemi njė mundėsi pėr tė bėrė histori

“Ku ėshtė vota ime?” kėshtu e nisi fjalėn e tij kreu i G99 Erjon Veliaj , ndėrsa nėnvizoi se opozita e di ku i ka votat, pėr kėtė arsye kėrkon hapjen e kutive tė votimit. Ndėrkohė qė falėnderoi tė gjithė qytetarėt e pranishėm nė tubim, Veliaj u ka bėrė thirrje tė gjithė qytetarėve tė bashkohen nė atė qė ai e quajti, ora e rezistencės qytetare.

“Ne besojmė se potenciali i kėtij vendi ėshtė i parealizuar, besojmė se nė 28 qershor nuk humbi opozita, por Shqipėria. Jam i sigurt qe ne nuk kemi humbur njėri tjetrin. Shqipėria e ndershme ėshtė ende nė kėmbė dhe do tė rezitojė. Sot nuk fillon vetėm rezistenca qytetare por edhe solidarizimi qytetar. ” u shpreh Veliaj. Ndėrkaq Veliaj u shpreh se opozita do ti tregojė tė gjithė skeptikėve se kėtė herė nuk do tė dorėzohet deri nė hapjen e kutive tė votimit. Ndėr tė tjera , kreu i G99 ftoi qytetarėt tė bashkohen nė aksionin e radhės tė opozitės, kundėr Televizionit Publik Shqipėtar.

Gjinushi: E vėrteta nė kutitė e pahapura, Berisha largohu!

Nė fjalėn e tij Skėnder Gjinushi Kryerari I PSD-sė ka pėrsėritur kėrkesėn e hapjes sė kutive tė votimit. “Tė hapen kutitė e votimit, pasi duhet tė vendosė populli dhe jo Sali gėrdeci e Ilir floriri”, me kėto epitete ka personalizuar ata qė, sipas tij kanė vjedhur votėn e shqiptarėve. Gjinushi ka kėrkuar hapjen e kutive, “nė emėr tė 770 mijė votave tė majta dhe 35 mijė votave tė djathta qė janė hedhur pėr ikjen e Berishės”, por sipas tij, “ pas hapjes sė kutive do bėhen 900 mijė vota tė vjedhura”. Nė 28 qershor nuk u vodhėn partitė u vodh vota e popullit, shprehet Gjinushi, duke kėrkuar pėrsėri hapjen e kutive. Sipas tij, hapja e kutive rikthen besimin e zgjedhėsve.” Populli i majtė e i djathtė beson qė Berisha ėshtė hajduti me i madh i votės sė lire dhe Iliri matrapazi mė i madh. Kush vjedh votėn vjedh pensionet, gėnjen minatorėt, mjeket, mesuesit e ushtaraket.”, vijon fjala e Gjinushit. Pasi ka pėrmendur fakte tė shumta tė vjedhjes sė votave, Gjinushi ka theksuar se e vėrteta mė e madhe gjendet ne kutitė e pahapura. “Kryefakti ėshtė brenda nė kutitė e votimit…prandaj Berisha largohu”. Me kėtė frazė ka mbyllur fjalėn e tij Gjinushi.



Milo: Hapja e kutive, kauzė demokratike e tė gjithė shqipatrėve

Gjatė fjalės sė tij pėrpara qytetarėve tė pranishėm nė protestėn e socialistėve kundėr asaj qė cilėsohet si krim elektoral i 28 qershorit, kreu i PSD-sė, Paskal Milo nėnvizoi se tubimi i sotėm ka si synim njė cėshtje thelbėsore qė ka tė bėjė me tė ardhmen dhe demokracinė e Shqipėrisė, pėr votėn e lirė dhe pėr mbrojtjen e saj.

“Ky duhet tė ishte njė tubim pėr tė gjithė qytetarėt pa dallim bindje politike sepse vjedhja e votės ėshtė kthyer nė njė murtaje” u shpreh Milo. Ndėr tė tjera kreu i PSD theksoi se kėtė vit tė gjitha partitė u futėn nė zgjedhje me shpresėn se njė vend anėtar i NATO-s dhe aspirant pėr tu integruar nė BE do ti jepte fund historisė sė mashtrimeve elektorale tė sė kaluarės, por kjo, sipas Milos, nuk u arrrit as kėtė herė. NATO nuk mund tė na mbrojė nga hajdutėt e votave, nuk mund tė mbrojė lirinė e votės. NATO nuk mund tė dėrgonte ushtarėt pėr tė numėruar votat apo pėr tė administruar procesin” theksoi Milo. Ndėrkohė Milo nėnvizoi se hapja e kutive tė votimit duhet tė bėhet jo vetėm ėpr tė ndryshuar disa emra e numra por hapja e kutive ėshtė njė kauzė demokratike qė duhet tė jetė e tė gjithė shqiptarėve.



Legisi: Tė hapen kutitė pėr ti dhėnė fund krimit elektoral

“Jemi kėtu pėr tė mos tradhtuar votat e majta, pėr ti kujtuar shqiptarėve se ishim tė sinqertė kur u ngritėm kundėr Sali gėrdecit”, ishin kėto fjalėt e para tė anetarit tė kryesisė sė LSI, Nder Legisi, bashkuar protestės sė opozitės nė bulevardin “Dėshmorėt e Kombit”. Legisi ka kėrkuar hapjen e kutive tė votimit, pėr ti dhėnė fund krimit elektoral, pėr ti dhėnė fund tragjedisė sė Gėrdecit. “Sali Berisha me bandėn e tij ėshtė pėrgjegjesi kryesor i tragjedisė sė Gėrdecit. Ne besojmė se banda e Gerdecit duhet vėnė para drejtėsisė”. Legisi e ka mbyllur fjalėn e tij duke thėnė, ‘Nuk duam tė ndajmė copat e pushtetit, duam tė mbrojmė votat! E drejta ėshtė me ne, ne sė bashku do tė fitojmė!”



Majko: Nuk ka demokraci me kuti tė mbyllura

“Nuk ka gjė mė tė mirė pėr njė opozitė se sa tė fillojė kauzėn e saj si opozitė e vendit pėrmes kėrkimit tė njė tė drejte”. Kėshtu u shpreh anėtari i kryesisė socialiste, Pandeli Majko teksa hapi siparin e protestės sė parė tė socialsitėve kudėr asaj qė ata e quajnė “krimi elektoral tė 28 qershorit. Pa u hapur kutitė nuk do tė ketė demokraci nė Shqipėri, nuk ka demokraci me kuti tė mbyllura”, u shpreh Majko.

Burimi:ikubinfo.com