Policia e Gjirokastrės ka sekuestruar rreth 30 kilogramė marihuanė dhe njė armė zjarri kallashnikov.
Sipas policisė, njė pjesė e drogės ishte e bėrė gati pėr paketim dhe trafikim si dhe njė sasi ishte pėrzier me duhan pėr t’u shitur nė formėn e cigares. Nga kontrolli i mėtejshėm rezultoi se nė dritaren e tualetit ndodhej njė armė zjarri automatike model 56, tip Kallashnikov sė bashku me njė karikator tė mbushur me fishekė.

Nė pranga kanė rėnė dy vėllezėr, tė lindur nė Tropojė dhe banues nė Gjirokastėr. Vėllezėrit u arrestuan nė flagrancė pėr veprėn penale “Prodhim dhe shitje tė lėndėve narkotike”.

Nga hetimet e para, bėhet e ditur se kėta shtetas sasinė e lėndės narkotike e kishin blerė nė fshatin Lazarat pėr ta trafikuar dhe njė pjesė pėr ta shitur nė doza tė vogla pėrdoruesve tė ndryshėm tė lėndėve narkotike nė Gjirokastėr.