Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, ka kėrkuar nga India qė eshtrat e Nėnė Terezės tė kthehen nė atdhe nė gushtin e ardhshėm, kohė qė pėrkon dhe me 100- vjetorin e lindjes sė saj, ndėrkohė qė autoritetet e Indisė kanė thėnė se do tė jetė shumė komplekse dhe e vėshtirė tė pranohet kėrkesa shqiptare pėr kthimin e eshtrave nė Shqipėri.
"Nėnė Tereza ishte njė shtetase indiane dhe do tė jetė shumė komplekse dhe e vėshtirė tė pranohet kėrkesa shqiptare pėr kthimin e eshtrave nė Shqipėri", citon autoritetet zyrtare nė Indi gazeta "Calcutta Telegraph".

Mė tej citohet edhe zėdhėnėsi i misionit humanitar qė drejtoi Nėnė Tereza, duke deklaruar se nuk mund tė japė njė koment specifik nė lidhje me kėtė ēėshtje. Ai thotė se deri tani nuk kanė marrė ndonjė kėrkesė tė tillė, por shtoi se nė rast se vjen, duhet tė vendosė misioni humanitar nėse varri i Nėnė Terezės tė lėvizė. Gazeta indiane shkruan mė tej se Shqipėria dhe Maqedonia janė dy shtete qė pretendojnė ende pėr nacionalitetin e Nėnė Terezės.

Nobelistja shqiptare prehet nė Indi, vendi ku ajo zhvilloi pjesėn kryesore tė aktivitetit tė saj bamirės. Ajo u nda nga jeta nė vitin 1997 dhe u shenjtėrua nga Papa Gjon Pali II nė vitin 2003.