13 qytetarėve maqedonas dhe tre shtetasve serb si dhe pėr dy klubet palombare nga Ohri qė morėn pjesė nė shpėtimin e fatkeqėsisė qė ndodhi mė 5 shtator nė liqenin e Ohrit, ku jetėn humbėn turist bullgarė, autoritetet lokale tė Ohrit nė shenjė falėnderimi pėr humanitetin e tyre iu shpėrndanė mirėnjohje dhe monedha prej ari, kurse dy prej tyre tė cilėt janė studentė fituan bursė njė vjeēare.
Nė mesin e meritorėve janė edhe dy mjeke nga Serbia dhe dy gra nga Kėrēova, tė cilat nė momentin e fatkeqėsisė janė gjetur afėr anijes. Ata kanė shpėtuar 9 persona.

Ndėrkaq, rreth 20 familjarė tė turistėve bullgarė do tė marrin pjesė nė ditėn e pėrkujtimit tė tyre qė do tė mbahet mė 17 tetor nė kishėn Shėn Sofija nė Ohėr, ndėrsa shoqata e qytetarėve sė shpejti pėr ta do tė ngrit edhe pėrmendore nė lagjen Eleshec, ku edhe ndodhi fatkeqėsia.