Njė pjesė e eshtrave tė Nėnė Terezės gjithsesi qė do tė pushojnė nė katedralen dhe shenjtoren e saj qė ėshtė duke u ndėrtuar nė Prishtinė, ka bėrė tė diture pėr Radio Dukagjinin, At Don Lush Gjergji duke pohuar se kėtė bartje tė eshtrave e lejon njė traditė dy mijė vjeēare e Kishės Katolike dhe e tėrė kjo do tė bėhet pėrmes Vatikanit, vendimi i tė cilit mund edhe kundėrshtimin e mundshėm tė Indisė.
Pėrderisa Shqipėria me ngulm ėshtė duke kėrkuar qė eshtrat e Nėnės Terezė tė barten atje nga India, duket se gjasat mė tė mėdha janė qė njė pjesė e eshtrave tė shenjtores tė prehen nė Kosovė, kėtė e ka bėrė tė ditur pėr Radio Dukagjinin, at Don Lush Gjergji duke u nisur nga njė traditė dy mijė vjeēare e Kishės Katolike.

“India do tė kundėrshtojė dhe nuk do tė lejoj qė tė bartet nė tėrėsi, mirėpo njė pjesė e eshtrave me siguri ne do ti kemi nė Prishtinė, nė kryeqendrėn tonė, nė katedralen kushtuar Nėnės Terezė. Kėtė e bėjmė pėrmes Vatikanit dhe aty nuk ka kurrfarė mundėsie qė ta pengoj apo ndėrhyj shteti i Indisė”, ka thėnė Gjergji.

Don Lush Gjergji ka shtuar se ėshtė e pamundur qė tė gjitha eshtrat tė kthehen, duke e pasur pėr bazė se si trajtohet figura e Nėnės Terezė nė Kalkutė. Vitin e ardhshėm do tė festohet botėrisht 100-vjetori i lindjes sė shenjtores Nėna Terezė. Ndėrkohė manifestimet pėr kėtė pėrvjetor do bėjnė bashkė Prishtinėn,Tiranėn dhe Shkupin thotė Gjergji.

“Kjo ngjarje do i ofrojė shqiptarėt, pa marrė parasysh dallimet qė kemi sepse tashmė nė proceset e integrimeve kemi gjasa, kemi mundėsi reale pėr njė bashkėpunim dhe pėr njė paraqitje nė bazė tė vlerave dhe virtyteve qė i ka mishėruar dhe paraqitur nė botėn mbarė, Nėnė Tereza”, tha ai.

Pas vdekjes sė Nėnės Terezė, mė 5 shtator 1997, Qeveria indiane e nderoi me funeralin e Shtetit dhe trupi i saj u varros nė Shtėpinė - Nėnė e Misionareve tė Bamirėsisė. Shumė shpejt, varri i saj u bė vend shtegtimi e lutjeje pėr njerėz tė besimeve tė ndryshme, pėr tė varfėr e pėr tė pasur, pa kurrfarė dallimi. Ndėrsa eshtrat e nėnės dhe motrės sė saj prehen nė Tiranė.