Ministri i Brendshėm i Shqipėrisė, Lulėzim Basha po merr pjesė nė takimin ministerial, i cili zhvillohet nė kuadėr tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė 78-tė tė INTERPOL-it, nė Singapor.
Burimet zyrtare pranė Ministrisė sė Brendshme bėjnė me dijeni se nė kėtė Ministerial, ku janė tė pranishėm rreth 70 ministra nga e gjithė bota, po diskutohet mbi bashkėpunimin nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe terrorizmit ndėrkombėtar, si dhe mbi rolin e forcave policore nė operacionet paqeruajtėse tė OKB-sė.

Nė fjalėn e mbajtur prej tij, Basha u ndal nė arritjet e Shqipėrisė gjatė viteve tė fundit, nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe trafiqeve, si dhe rolin e rėndėsishėm tė bashkėpunimit dhe koordinimit midis Shqipėrisė dhe partnerėve euroatlantikė dhe Interpolit.

“Duke zbatuar njė politikė zero tolerancė ndaj krimit, Shqipėria arriti qė nė njė kohė fare tė shkurtėr tė shkatėrrojė mbi 220 organizata dhe qeliza tė krimit tė organizuar nė Shqipėri dhe tė ēojė mbi 1.000 persona para drejtėsisė”, theksoi Basha.

Sipas tij, rezultat i kėtij vullneti politik dhe rritjes sė kapaciteteve zbuluese, goditėse dhe parandaluese si dhe falė bashkėpunimit tė shkėlqyer me vendet fqinje, me vendet anėtare tė BE-sė dhe NATO-s, me EUROPOL-in dhe INTERPOL-in, Shqipėria ėshtė shndėrruar nė njė nga vendet me tregues tė kriminalitetit nėn mesataren e BE-sė, duke garantuar rendin dhe sigurinė si dhe duke u kthyer nė vendin mė tė sigurt nė rajon.

Bashkėpunimi me INTERPOL-in e rendit Shqipėrinė nė krye tė listės, pėrsa i pėrket kėrkesave pėr arrestime dhe ekstradime nga territori i vendeve anėtare.

Vetėm gjatė 3 viteve tė fundit janė arrestuar dhe ekstraduar rreth 500 persona tė kėrkuar nga INTERPOL Tirana. Nė kėtė kuadėr Ministri Basha rikonfirmoi vullnetin e palės shqiptare pėr tė proceduar me rigorozitet pėrsa i pėrket kėrkesave pėr arrestimin dhe ekstradimin e ēdo individi qė ka kryer vepra penale.