Progres, por nuk janė pėrmbushur plotėsisht standardet. Ky ėshtė konstatimi i progres raportit tė Komisionit Evropian pėr Shqipėrinė, paraqitur nė Bruksel nga komisioneri pėr zgjerimin Olli Rehn.
Nė prezantimin e raportit janė vėrejtur njė sėrė mangėsish, edhe pse Shqipėria, sipas KE-sė, ka bėrė progres tė dukshėm.

Duke u ndalur tek procesi i liberalizimit tė vizave, Rehn tha se Shqipėria ka bėrė pėrparime nė fushėn e drejtėsisė, lirisė dhe sigurisė, por duhet tė vijojė me shpėrndarjen e pasaportave biometrike, me ēėshtjen e kufirit dhe tė menaxhimit tė migracionit dhe nė kuadrin institucional pėr tė luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Gjithashtu, ai tha se zgjedhjet nuk i pėrmbushėn plotėsisht standardet.

Komisioneri Rehn tha se pėr Shqiperinė ėshtė ende problem serioz korrupsioni, dialogu politik ėshtė pėrkeqėsuar, marrėdheniet mes institucioneve janė tė vėshtira, mungon transparenca pėr emėrimin nė administratė, dhe ėshtė realizuar pak progres nė zbatimin e Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit etj.

“Pėrparimi nė reformėn e kėtyre prioriteteve ėshtė i inkurajuar dhe monitoruar nėpėrmjet dialogut politik dhe ekonomik me Shqipėrinė, dhe u zhvillua nėpėrmjet strukturave tė MSA-sė”, tha Rehn.