Sipas vlerėsimeve tė kompanisė Bluetooth SIG, deri nė vitin 2011 dy tė tretat e pajisjeve tė certifikuara Bluetooth do tė pėrdorin versionin 3.0.
Bluetooth SIG, ka dhėnė dje vlerėsimet pėr pėrdorimin e 3.0 + HS nė vitet qė vijnė. Sipas tyre, deri nė fund tė vitit tė ardhshėm 23% e tė gjitha pajisjeve tė reja tė cilat do tė pėrdorin Bluetooth do tė pėrdorin atė nė standardin 3.0 + HS, e deri nė fund tė vitit 2011 do tė janė dy tė tretat.

Nė shifra tė pėrgjithshme parashihet se deri nė vitin 2013 numri i pajisjeve tė dorės me mbėshtetje pėr Bluetooth 3.0+HS do tė jetė sė paku 300 milionė, e kėtij numri duhet t’i shtohen edhe 60 deri nė 70 milionė kompjuterė si dhe 30 deri nė 35 milionė playerė tė cilėt po ashtu do ta mbėshtesin kėtė standard.

Qartazi, ka ardhur koha qė ngadalė tė fillojmė tė pėrshėndetemi me Bluetoothin 2.0.