Zv/kryeministri dhe ministri i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė e konsideroi si tė gabuar vendimin e PS-sė dhe tė partive tė tjera opozitare pėr tė ankimuar nė Gjykatėn Kushtetuese marrėveshjen pėr kufijtė detar me Greqinė.
Nė njė prononcim pėr mediat, Meta tha se, “shpreh keqardhjen sepse nuk ėshtė kjo mėnyra pėr njė forcė politike pėr tė vepruar nė mėnyrė tė instrumetalizuar, aq mė tepėr kur kemi tė bėjmė me njė ēėshtje politike serioze”.

“Unė e mirėpres Ramėn edhe nė Ministrinė e Jashtme ku ai mund tė takohet me tė gjithė ekspertėt qė janė marrė me kėtė ēėshtje,- pohoi Meta - duke shtuar se, "ėshtė e drejtė e tij tė veprojė pėr tė ndėrmarrė nisma tė tilla”.

Tė enjten Partia Socialiste dhe disa parti tė tjera tė vogla, tė majta dhe tė djathta, nėnshkruan njė marrėveshje pėr tė ankimuar javėn e ardhshme nė Gjykatėn Kushtetuese marrėveshjen detare mes Greqisė dhe Shqipėrisė.

Ky projektligj ndėrkaq pritet tė shqyrtohet nė Kuvend, por vetėm dje u mėsua se nė agjendėn 3 javore ratifikimi i marrėveshjes nuk ekzistonte. Ndėrkohė nga Kuvendi nuk bėhet i ditur se kur do tė ratifikohet marrėveshja e pėrcaktimit tė kufirit detar mes dy vendeve, Shqipėrisė dhe Greqisė.