Promovuesit e koncerteve tė planifikuara tė Michael Jackson kanė dėrguar njė akuzė nė vlerėn e 300 milionė dollarėve kundėr administruesve tė pasurisė sė kėngėtarit tė ndjerė.
AllGood Entertainment ka dėrguar dokumentet nė gjykatė gjatė tė premtes duke kėrkuar ndarje tė pėrfitimit nga turneu i ardhshėm dokumentar “This Is It”, qė tregon Jackson-in nė prova pėr turneun e planifikuar rikthyes.

Kompania kishte dėrguar njė akuzė nė vlerėn e 20 milionė dollarėve kundėr Mbretit tė Popit edhe para vdekjes sė tij mė herėt gjatė kėtij viti, pasi dėshtoi t’i bashkojė vėllezėrit e tij pėr koncertet e planifikuara me Jackson 5 nė vitin e ardhshėm (2010), pavarėsisht se menaxheri i tij kishte nėnshkruar marrėveshje.

Por kompania tash ka dėrguar njė akuzė tjetėr ku pėrfshihen administruesit e pronės sė Jackson, dhe sipas TMZ vlera e saj arrin deri nė 300 milionė dollarė.