Dy legjendat e boskit, Mike Tyson dhe Evander Holyfield, kanė tundur duart e njėri tjetrin dhe i kanė dhėnė fund zėnkės dhjetėvjeēare gjatė tė premtes.
Ish-miqtė u bėnė armiq pasi Tyson kafshoi veshin e Holyfield gjatė luftės pėr titull dhjetė vite mė parė dhe dyshja po thuajse nuk kanė komunikuar qė atėherė.
Gjatė paraqitjes nė shoun e Oprah Winfrey tė hėnėn, Tyson ka thėnė se ai kurrė nuk kishte mundėsinė pėr ti kėrkuar falje nė mėnyrė tė duhur rivalit tė tij, duke thėnė se komentet e tij nė publik pas betejės nuk ishin tė sinqerta.
Pasi kishte parė shoun, Holyfield kishte kontaktuar me Winfrey dhe i ka ofruar mundėsinė tė ulet me rivalin e tij nė program, gjė qė ndodhi tė premten.
Ishte vetėm tronditėse. Por nuk ishte aq keq sa e bėnė mė pastaj, ka shpjeguar Holyfield, pėr tė vazhduar: Ėshtė e rėndėsishme pėr tė rinjtė rreth e rrotull botės tė kuptojnė se ka konflikte nė jetė... Kjo ėshtė njė gjė qė unė dhe Tyson dėshiruam, tė pajtohemi, tu tregojmė fėmijėve se ne mundemi sė bashku dhe e dimė se edhe ju mundeni