Receta Gatimi

Bush shpall pavarėsinė e Kosovės


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 6 prej 6
  1. #1
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Bush shpall pavarėsinė e Kosovės

    Bush shpall pavarėsinė e Kosovės

    Qeveria merr edhe "kritika": S‘keni arritur ende standardet pėr nė NATO, duhen mė shumė reforma



    Xhorxh Bush, Presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, pasi ka pėrshėndetur tė gjithė shqiptarėt nė gjuhėn e tyre me njė "Mirėdita" tė pastėr, ka "shpallur" pavarėsinė e Kosovės, nga kryeqendra e shtetit shqiptar, Tirana. Pikėrisht, mė 10 qershor, nė pėrvjetorin e Lidhjes sė Prizrenit, kur u shpall shteti autonom shqiptar nga perandoria osmane, nga oborri i selisė sė qeverisė sė Shqipėrisė, Presidenti i SHBA-sė, Bush, ka folur qartė dhe prerė: "Ėshtė koha qė Kosova tė marrė pavarėsinė dhe kjo do tė arrihet me ēdo kusht". Nė konferencėn e pėrbashkėt pėr shtyp me Kryeministrin Sali Berisha, kreu i Shtėpisė sė Bardhė ka pėrforcuar mesazhin qė dha njė ditė mė parė nė Romė, duke i siguruar krerėt e shqiptarėve tė Kosovės, se Amerika jo vetėm nuk i ka braktisur ata, por e ka vendosur madje edhe rrugėn e veprimeve tė mėtejshme pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė statusit tė Kosovės. "Ne do tė punojmė me diplomatėt rusė dhe tė BE-sė pėr tė gjetur njė zgjidhje (pėr Kosovėn). Nėse kjo nuk do tė ndodhė, atėherė ne do tė themi: Mjaft, Kosova do tė jetė e pavarur!". Kėshtu deklaroi Presidenti i SHBAā€”sė, i cili pothuajse tė gjithė konferencėn pėr shtyp e fokusoi pikėrisht me kryeēėshtjen e momentit pėr tė gjithė diplomacinė botėrore, Kosovėn. Presidenti Bush theksoi dje se Uashingtoni do tė punojė diplomatikisht pėr kėtė ēėshtje pėr tė bindur Moskėn, si dhe pėr tė rakorduar qėndrimet me Bashkimin Evropian. Kreu i Shtėpisė sė Bardhė e theksoi jo vetėm njė herė qė vendet e BE-sė tashmė janė afruar shumė me Uashingtonit, sepse ata pėrkrahin planin "Ahtisaari", i cili parashikon pavarėsi tė mbikėqyrur pėr Kosovėn. Qė do tė thotė se puna bindėse e diplomacisė "sekrete" do tė jetė pikėrisht me Moskėn. Por Presidenti i Shteteve tė Bashkuara e bėri shumė tė qartė se Amerika nuk do tė presė shumė. Nė ditėt e para tė muajit tė ardhshėm, Presidenti Bush do tė takohet me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin, nė shtėpinė e prindėrve tė tij nė qytetin Kennebunkport, nė verilindje tė SHBA-sė, pėr tė bėrė tentativėn e fundit qė ta bindė Rusinė qė tė votojė pro pavarėsisė sė Kosovės. Por nėse Moska nuk do ta pranojė sėrish ofertėn e Uashingtonit, Presidenti Bush e bėri tė qartė se nuk do tė pritet asnjė sekondė. Kosova do tė shpallet si htet i pavarur dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do tė jenė vendi i parė qė do ta njohė kėtė pavarėsi. Qėndrimin zyrtar Presidenti Bush e ka bėrė tė ditur dje nga Tirana dhe kjo nuk ishte e rastėsishme. Njė axhendė e Uashingtonit qė nis shumė herėt, kur SHBA kundėrshton heqjen e autonomisė sė Kosovės nga Millosheviēi dhe arrin kulmin nė luftėn e NATO-s nėn udhėheqjen e SHBA-sė dhe Presidentit tė atėhershėm, Bill Klinton, qė solli ēlirimin e Kosovės nga zgjedha e Millosheviēit dhe heqjen e tė drejtės sė Beogradit pėr tė qeverisur Kosovėn, ku jetojnė mė se 90% shqiptarė. Deklarata e djeshme e Presidentit Bush nė Tiranė zbuloi dhe thelbin e vizitės sė parė tė njė Presidenti amerikan nė Shqipėri. Vizitė qė nė qendėr tė saj kishte "shpalljen" politike tė pavarėsisė sė Kosovės. Njė qėndrim politik javėn e fundit nisi nė qytetin verilindor tė Gjermanisė, Heiligendamm, ku u mbajt samiti i liderėve tė tetė vendeve mė tė industrializuara tė botės, u pėrforcua nė Romė dhe iu vu vula dje nė mesditė nė kryeqytetin shqiptar, Tiranė. Por Presidenti i SHBA i ka bėrė thirrje liderėve tė Kosovės, qė tė jenė tė duruar dhe tė respektojnė tė gjitha standardet e kėrkuara. Njė ftesė pėr qetėsi, e cila erdhi pas njė sinjali tė Prishtinės pėr humbjen e durimit.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Bush shpall pavarėsinė e Kosovės

    Bush: Nuk janė plotėsuar standardet pėr nė NATO


    Shefi i Shtėpisė sė Bardhė, Xhorxh Bush, ka pėrcjellė mesazhin e Uashingtonit nė Tiranė, se Shqipėria duhet tė vazhdojė mė tej reformat pėr t‘u anėtarėsuar nė NATO. Dje, nė kryeqytetin shqiptar ėshtė dhėnė njė sinjal i fuqishėm pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė strukturat e NATO-s, megjithėse gjithmonė ky sinjal ka mbrapa tij njė "por", ēka nėnkupton se duhet bėrė mė shumė pėr t‘i gjetur dyert e NATO-s tė hapura nė samitin e 2008-ės, i cili do tė zhvillohet nė kryeqytetin rumun, Bukuresht. Pėr kėtė duhet tė pėrgjigjet politika, e cila duhet tė bashkėpunojė pėr tė ēuar vendin drejt rrugės sė integrimit. "Shqipėria ka nevojė pėr reformat politike dhe ato ushtarake", ėshtė shprehur Presidenti Bush, i cili ka theksuar se SHBA-ja mbėshtet anėtarėsimin, por qė nė kėtė drejtim duhet tė plotėsohen standardet e kėrkuara. Lidhur me aspiratat e Shqipėrisė pėr t‘u bėrė pjesė e NATO-s, Presidenti amerikan ka pėrgėzuar Kryeministrin Berisha pėr reformat qė ka ndėrmarrė nė kuadėr tė reformimit tė forcave tė mbrojtjes. "Shpreha dėshirėn time tė thellė qė Shqipėria tė hyjė nė NATO dhe unė jam pėrkrahės i kėsaj dėshire", tha Presidenti Bush. Sipas tij, duhet tė ketė reforma tė tjera politike e ushtarake dhe duhet tė bėhet mė shumė pėr tė eliminuar korrupsionin. Nė kėtė aspekt, Presidenti i SHBA-sė vuri nė dukje se ka marrė garancinė e plotė tė Kryeministrit Berisha, si dhe pėrkushtimin pėr t‘i arritur kėto standarde. "Ėshtė shumė e rėndėsishme pėr lirinė e kėtij vendi qė tė kuptoni se politikanėt duhet tė punojnė sė bashku pėr tė arritur kėto standarde, pra duhet t‘i lini mėnjanė diferencat politike dhe tė pėrqendroheni nė pėrparėsitė e shqiptarėve", tha Presidenti amerikan. Vizita e Presidentit mė tė fuqishėm tė botės, nė njė vend tė vogėl si Shqipėria, do tė thotė shumė pėr Shqipėrinė. Nėse duam tė hyjmė nė NATO, mesazhi i Presidentit Bush ishte mė shumė se i qartė: "Duhet tė arrihen standardet". "U bėj thirrje gjithė politikanėve nė Shqipėri, duke pėrfshirė edhe opozitėn, qė tė marrin tė gjitha hapat e duhura pėr tė ndihmuar Shqipėrinė pėr tė hyrė nė NATO", tha Presidenti Bush. "Jam shumė i impresionuar me dėshirėn e qeverisė pėr tė luftuar korrupsionin dhe pėr tė dhėnė mesazhin e qartė se qeveria vjen nga populli dhe ka besimin e popullit", tha shefi i Shtėpisė sė Bardhė. Gjithashtu, Presidenti i SHBA-sė ka deklaruar se ėshtė i lumtur qė Shqipėria ka njė tolerancė fetare dhe qė ėshtė njė nga aleatet mė tė forta tė Amerikės. "Ndaj dhe sot unė dua t‘i jap njė mesazh popullit shqiptar, qė ju tė shpresoni pėr pėrkrahjen e Amerikės", vijoi ai. Presidenti amerikan e ka cilėsuar Shqipėrinė si njė vend qė ka hedhur poshtė prangat e shoqėrisė shtypėse.

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Bush shpall pavarėsinė e Kosovės

    Historiku pėr NATO-n

    Integrimi nė NATO i Shqipėrisė, Kroacisė dhe Maqedonisė ishte njė nga arsyet e shumta pėrse Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, vizitoi Shqipėrinė dhe takoi nė Tiranė kryeministrat e tri vendeve. Historiku i mbėshtetjes sė Presidentit Bush pėr tri vendet e Ballkanit filloi katėr vjet mė parė, kur Shqipėria, Kroacia e Maqedonia firmosėn nė Tiranė dokumentin e bashkėpunimit rajonal pėr t‘u bėrė nė tė ardhmen anėtare tė Aleancės sė Atlantikut tė Veriut. Dokumenti njihet si "Karta Adriatik 3" dhe u firmos duke pasur si garant pėr arritjen e kėtij qėllimi Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Mė 2 maj 2003, "Karta Adriatik 3" u firmos nė Tiranė nga sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, ministri i Jashtėm i Shqipėrisė nė atė kohė, Ilir Meta, ministri i Jashtėm kroat, Antonio Pikula, dhe ministrja e Jashtme maqedonase, Ilenka Mitreva. Atėherė Presidenti Bush e mirėpriti nismėn e Adriatikut si njė kontribut tė fortė drejt vizionit tė tij pėr njė Evropė tė plotė, tė lirė dhe nė paqe, duke theksuar mbėshtetjen e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr "Derėn e Hapur" tė Aleancės dhe duke vėnė nė dukje synimin e integrimit tė plotė tė Shqipėrisė, Kroacisė e Maqedonisė nė institucionet euroatlantike. Kėtė mesazh pėrcolli mė 2 maj 2003 nė Tiranė edhe sekretari i Shtetit, Kolin Pauell. Karta e Adriatikut ka tri angazhime kryesore: ndihmėn e Shteteve tė Bashkuara pėr tri vendet pėr zbatimin e reformave tė nevojshme, ku theksohet se ēdo vend aspirant do tė gjykohet nė mėnyrė individuale nė lidhje me pėrparimin e tij drejt pėrmbushjes sė standardeve pėr anėtarėsim nė NATO; pėrkushtimin e pėrbashkėt politik tė palėve pėr tė forcuar institucionet demokratike, shoqėrinė civile, sundimin e ligjit, ekonomitė e tregut, si edhe ushtri qė pėrputhen me NATO-n pėr tė luftuar korrupsionin dhe krimin; si edhe pėr tė ruajtur tė drejtat e njeriut dhe liritė civile pėr tė gjithė qytetarėt e Shqipėrisė, Kroacisė, Maqedonisė dhe vendeve tė tjera tė Evropės Juglindore.

  4. #4
    i/e rregjistruar 35% Maska e ingal
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Vendndodhja
    Durrės
    Postime
    1,351
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    19

    Re: Bush shpall pavarėsinė e Kosovės

    ISHALLAH NUK BEHET LUFTE...
    SE RUSIA DHE SERBIA JANE KOKEFORTE, SE BESOJ SE DO TE BIEN DAKORT.

  5. #5
    i/e rregjistruar 20% Maska e anakonda
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Postime
    138
    Reputacioni
    0

    Re: Bush shpall pavarėsinė e Kosovės

    ishalla genti23 po ashtu bushi ka me shpall pavarsin e kosoves

  6. #6
    erbLHosting 20% Maska e B|1n1
    Anėtarėsimi
    Jun 2007
    Vendndodhja
    Kut duu
    Postime
    248
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17

    Re: Bush shpall pavarėsinė e Kosovės

    urrrrrrrrrrrrrrrrrrrraaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa aaaa na erdhi pavarsia e kosoves

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Facebook-u njeh pavarėsinė e Kosovės..!
    Nga Erinaa nė forum Social Networks - Rrjetet Sociale
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 09:51 PM
  2. Bush e Schwarzenegger kampionė tė shprehjeve konfuze
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-09-2009, 07:41 PM
  3. Reagimet e disa vendeve ne lidhje me Pavaresine e Kosoves
    Nga daku323 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-02-2008, 03:20 PM
  4. Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 18-02-2008, 09:40 AM
  5. Xhorxh W.BUSH nė Shqiperi
    Nga ReniX nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 19-06-2007, 07:45 PM