Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu deklaroi tė martėn se,"partneriteti ėshtė ēelėsi kryesor i suksesit tė Shqipėrisė nė procesin e Integrimit Evropian".
Pėr kėtė arsye, nė Tiranė u organizua njė takim pune, qė u pėrqendrua te sfidat me tė cilat do tė pėrballet administrata shqiptare, pas marrjes sė pyetėsorit tė kandidimit nga Bashkimi Evropian.

Ministrja Bregu informoi se "nė datėn 1 nėntor do tė fillojnė trajnimet pėr gjithė administratėn publike nga njė grup ekspertėsh, tė cilėt do tė jenė prezent pėr tė ndihmuar administratėn nė pėrballjen me kėtė sfidė".

Nė kėtė drejtim, Bregu prezantoi eksperten kroate, Dubravka Vlasic Plese e cila do tė asistojė Ministrinė e Integrimit nė kėtė proces.

“Kroacia, ėshtė i vetmi vend nė rajon qė ka ecur mė pėrpara nė procesin e integrimit europian, ndaj dhe eksperienca kroate nuk ėshtė zgjedhur rastėsisht. Ne kemi miratuar edhe njė udhėrrėfyes pėr mėnyrėn se si do tė pėrballojmė kėtė proces dhe ky udhėrrėfyes tani ėshtė kthyer nė njė plan veprimi konkret pėr Ministrinė e Integrimit", tha Bregu.

Pyetėsori i kandidimit nė BE pritet tė pėrmbajė deri nė 4500 pyetje dhe ka pėr qėllim vlerėsimin e gatishmėrisė sė vendit, pėr tė ecur drejt fazave tė tjera tė procesit tė anėtarėsimit nė BE. Pyetėsori i KE-sė ėshtė hapi i parė (jo zyrtar) drejt procesit tė anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian.

Ai pėrcakton vijat e pėrgjithshme tė zhvillimit tė negociatave tė mėtejshme pėr ēdo kapitull tė veēantė tė Acquis Comunitare dhe ēdo pasaktėsi nė kėtė pyetėsor do tė ndikojė negativisht nė negociatat e mėvonshme.

Pas marrjes sė pyetėsorit, Shqipėria do tė ketė nė dispozicion njė periudhė kohore prej 4-6 muajsh pėr tė kthyer pėrgjigjet e kėrkuara dhe nė kėtė proces pritet tė pėrfshihen njė numėr i madh aktorėsh institucionalė dhe pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile dhe stafit akademik.