Pesė shqiptarė janė arrestuar nė njė operacion antidrogė tė policisė sė shtetit tė kryer nė provincat e Trevizos dhe Venecias nė Itali. Policia ka sekuestruar gjithashtu 1 kilogram kokainė, njė pistoletė, njė makinė dhe mijėra euro tė fituara nga shpėrndarja e drogės.
Arrestimi i shqiptarėve ėshtė bėrė pas hetimeve tė shumta tė nisura kėtė fillim viti pėr shkatėrrimin e njė rrjeti shpėrndarėsish droge qė vepronte nė provincat e Venecias dhe Trevizos, dhe nė veēanti nė Jesolo.

Por veprimtaria e kėsaj organizate nuk limitohej vetėm nė shitjen e lėndės narkotike. Anėtarėt e saj ēonin nė Itali vajza tė reja tė cilat i detyronin mė pas tė prostituoheshin. Tė trafikuarat nė pjesėn mė tė madhe ishin minorene qė vinin nga Rumania.

Gjatė operacionit antidrogė janė vėnė nė pranga edhe dy kushėrinj tunizianė, njėri prej tė cilėve u kap nė flagrancė duke shitur drogė. Nga hetimet rezulton se mes klientėve tė bandės janė disa pronarė lokalesh si dhe disa tė rinj.