Opozita shqiptare dorėzon tė martėn nė Gjykatėn Kushtetuese aktpadinė pėr marrėveshjen e kufijve ujorė mes Shqipėrisė dhe Greqisė, nėnshkruar mes dy qeverive.
Marrėveshja qė sė fundi ka marrė mbėshtetjen edhe tė Partisė Demokracia Sociale tė Paskal Milos, pritet tė paraqitet nė Gjykatė, pikėrisht nga ish-deputeti demokrat Spartak Ngjela, i cili do tė bėjė edhe mbrojtjen e saj para trupit gjykues gjatė shqyrtimit nė seancė plenare.

Siē mėsohet, kjo kėrkesė ėshtė nėnshkruar nga krerėt e gjashtė partive, atij tė PS-sė Edi Rama, tė PSD-sė Skėnder Gjinushi, tė PDS-sė Paskal Milo, tė G99 Erion Veliaj, PDK-sė Nard Ndoka, kryetarit tė PliDr Spartak Ngjela si dhe tė ish-deputetit tė LSI-sė Ndre Legisi. Ndėrkohė, atė refuzoi ta nėnshkruajė kreu i LZHK-sė Dashamir Shehi, i cili deklaroi se nuk mund tė mbėshteste njė kėrkesė tė tillė, e cila nuk ishte negociuar mė parė mes partive opozitare.

Nga ana tjetėr, Spartak Ngjela, duke qenė i bindur nė ligjshmėrinė e kėsaj kėrkese dhe pretendimeve tė ngritura nė tė, ka deklaruar dje se do tė jetė pikėrisht ai avokati i palės akuzuese nė Gjykatėn Kushtetuese.

"Do ta paraqes vetė pėrpara Gjykatės Kushtetuese. Do tė jem dhe si avokat. Ne dyshojmė se kėtu mund tė ketė njė aferė tė madhe korruptive pėr faktin se aty do tė kalojnė tubat e gazsjellėsit dhe Shqipėria humbet rreth 200 milionė euro nė vit. Pyetja ėshtė se kush i fiton? Kėtė do ta gjejnė organet pėrkatėse", tha Ngjela.

Sipas kėrkesė-padisė sė opozitės marrėveshja e miratuar nga qeveria dhe e propozuar pėr ratifikim nė Kuvend, ka prekur nė kėtė mėnyrė parimet themelore tė Kushtetutės dhe mė saktė nenin 1, ku pėrcaktohet se "Republika e Shqipėrisė ėshtė shtet unitar dhe i pandashėm", nenin 2 ku pėrcaktohet se "Sovraniteti nė Republikėn e Shqipėrisė i pėrket popullit", si dhe nenin 3 ku theksohet se "Pavarėsia e shtetit dhe tėrėsia e territorit tė tij, dinjiteti i njeriut, tė drejtat dhe liritė e tij, drejtėsia shoqėrore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombėtar dhe trashėgimia kombėtare, bashkėjetesa fetare, si dhe bashkėjetesa dhe mirėkuptimi i shqiptarėve me pakicat, janė baza e kėtij shteti, i cili ka pėr detyrė t'i respektojė dhe t'i mbrojė".