Njė italian nė Zvicėr ka vendosur rekord tė ri sa i takon numrit tė thyerjeve tė rregullave tė komunikacionit, tė cilat i ka bėrė brenda njė periudhe tė pabesueshme.
Vikendin e kaluar italiani brenda 11 minutash ka bėrė madje 15 thyerje rregullash. 47-vjeēari sė pari kishte vozitur me shpejtėsi 160 km/h duke kaluar para policisė nė rrugėn ku shpejtėsia ishte e kufizuar deri nė 90 km/h.
Mė pastaj ai ka thyer edhe tre rregulla duke iu afruar sė tepėrmi veturave tė tjera dhe trotuarit dhe duke tejkaluar nė vijė tė plotė.
Gabimi i pestė, i gjashtė dhe i shtatė kanė qenė pėr shkak tė mosndalimit nė shenjėn e policisė, bllokim tė rrugės dhe mosndalim nė dritėn e kuqe tė semaforit.
Kur ka arritur nė autostradėn pėr nė St. Gallen ai sėrish ka vozitur me shpejtėsi tė palejuar nė rrugė ku janė zhvilluar punime, ka kėrcėnuar jetėn e pjesėmarrėsve tjerė nė komunikacion dhe ka thyer edhe rregulla tė tjera.
Kur sė fundi ka ndaluar nė njė pjesė ku rruga ishte e bllokuar, policia e ka dėnuar edhe pėr shkak tė vozitjes nėn ndikimin e substancave si dhe pėr shkak tė bisedės nė telefon gjatė vozitjes.
Ky person do ta marrė sėrish lejen e vozitjes herėn e ardhshme kur do tė paraqitet kometa e Halleyt, ka bėrė shaka zėdhėnėsi i policisė nė St. Gallen