Ministri i Brendshėm i Shqipėrisė, Lulzim Basha mori pjesė nė Ministerialin e BE-sė ‘Drejt njė veprimi global kundėr trafikimit tė qenieve njerėzore” qė u zhvillua nė Bruksel nėn kujdesin e presidencės suedeze tė BE dhe Mbretėreshės Silvia tė Suedisė.
Gjatė fjalės sė tij, Basha theksoi se lufta kundėr trafikut tė qenieve njerėzore pėrbėn njė prioritet madhor tė qeverisė shqiptare. Basha nėnvizoi faktin se Shqipėria qė prej vitit 2006 ka nė fuqi Moratoriumin pėr mjetet e shpejta tė lundrimit nė det, i cili ka rezultuar mjaft efektiv duke bėrė qė ky trafik nėpėrmjet kufirit detar tė jetė pothuajse zero.

Basha u ndal nė veēanti nė funksionimin e sistemit TIMS nė tė gjitha pikat e kalimit kufitar, bashkėpunimin mes autoriteteve policore me ato doganore, fitosanitare etj.

Duke vlerėsuar nė veēanti partneritetin me vendet e rajonit, Basha falėnderoi presidencėn suedeze tė BE pėr pėrfshirjen e Republikės sė Kosovės krah pėr krah vendeve tė rajonit, duke theksuar se pėrfshirja e tė gjitha vendeve tė rajonit dhe jo pėrjashtimi, ėshtė rruga e vetme pėr tė pėrballuar me sukses kėtė sfidė tė pėrbashkėt.

Duke marrė fjalėn pas ministrit Basha, kreu i sesionit Marco Gramenia, president i grupit tė ekspertėve tė BE mbi trafikimin e qenieve njerėzore, theksoi se Shqipėria ėshtė sot njė shembull suksesi nė luftėn kundėr krimit tė organizuar nė tėrėsi dhe njė partner i besueshėm i BE nė kėtė luftė.

Ai i vlerėsoi se hapat e ndėrmarrė nga Shqipėria pėr sigurinė e kufijve dhe pajisjen me dokumenta tė sigurta vijnė si pasojė e vullnetit tė qeverisė Berisha nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe trafiqeve tė paligjshme.

Gjatė ministerialit ministri Basha u takua dhe bisedoi me Zv.presidentin e Komisionit Europian dhe Komisionerin pėr Ēėshtjet e Brendshme dhe tė Drejtėsisė Z. Jacques Barrot, Sekretarin e Pėrgjithshėm tė Kėshillit tė Europės Z. Thornbjorn Jagland, ministra dhe homologė tė Suedisė, Belgjikės, Sllovenisė, Francės, Gjermanisė, Greqisė, Hollandės, Norvegjisė etj.