Inspektorati Sanitar Shtetėror duket i vendosur nė aksionin e nisur tė martėn nė mbarė Shqipėrinė pėr tė kontrolluar zbatimin e ligjit anti-duhan nė Shqipėri.
Nė njė prononcim pėr mediat, kryeinspektori nė ministrinė e Shėndetėsisė, Gazmend Bejtja ka deklaruar se inspektorati ėshtė nė mbrojtje tė shėndetit tė grave shtatzėna, tė fėmijėve nė barkun e nėnės dhe tė foshnjave tė porsalindura.

“Inspektorati Sanitar Shtetėror ėshtė duke ushtruar kontroll nė mbi 1000 subjekte nė ditė. Vetėm nė Tiranė, nė ditėn e parė janė inspektuar 160 subjekte. Objekt i inspektimit kanė qenė dhe do tė vijojnė tė jenė institucione tė qeverisjes qendrore dhe vendore (ministri, bashki, minibashki, policia e shtetit), institucione arsimore, institucione shėndetėsore (spitale, ambulanca, poliklinika), bare, restorante, mjedise tė punės dhe ambiente tė tjera publike”, u shpreh kryeinspektori.

Sipas tij, nė ditėn e parė tė aksionit janė lėnė proces-verbale me detyra dhe afate dhe janė vendosur gjoba pėr duhan pirjes nė ambiente publike tė mbyllura.

Motoja jonė,- tha Bejtja, ėshtė Shqipėria pa duhan. “Asnjė nuk ka tė drejtė qė duke pirė duhan tė vrasė shėndetin. Kėrkojmė qė tė gjithė institucionet qė parashikon ligji, tė pozicionohen qartė nė pėrmbushjen e detyrimeve ligjore”, u shpreh Bejtja.