Pėrpjekje pėr tė mbajtur me forcė pushtetin dhe mėnyrė pėr tė fshehur vjedhjen e bėrė nė 28 qershor e ka quajtur lideri socialist Edi Rama deklaratėn e kryeministrit Sali Berisha pėr mos hapjen e kutive tė votimit.
Gjatė njė konferencė pėr shtyp si reagim ndaj deklaratės sė kreut tė qeverisė, Edi Rama ka theksuar edhe njėherė qėndrimin e opozitės pėr pėrshkallėzim protestash dhe vendimin pėr tė mos hyrė nė Parlament pa u bėrė transparenca e zgjedhjeve.

Sipas Ramės, ajo qė kėrkohet nuk ėshtė mbivendosje ndaj sistemit tė drejtėsisė, por njė e drejtė e pazėvendėsueshme e parlamentit tė vendit, ku Berisha ka arritur tė hapė edhe dosje, tė cilat kanė qenė dosje hetimore tė prokurorisė.

Pėr Ramėn, sot Shqipėria ėshtė nė njė situatė tė papranueshme pėr shkak se ndėrkohė kutitė hapen kudo, edhe nė Greqinė fqinje po bėhet njė rinumėrim, edhe nė Afganistan kutitė u hapėn, tek ne megjithėse ėshtė e shkruar nė ligj, kjo gjė u ndalua pėrmes ushtrimit arbitrar tė pushtetit tė administratės zgjedhore dhe tė Kolegjit Zgjedhor dhe ndėrkohė kjo gjė i ndalohet edhe vetė parlamentit, i cili mund tė hapė ēdo ēėshtje, ēdo kuti, ēdo dosje, pėr hir tė sė drejtės qė tė hetojė lidhur me ēėshtje tė caktuara.