Ministri i Jashtėm i Italisė, Franco Frattini ėshtė i bindur se nė vitin 2010 Shqipėria do tė pėrfitojė nga liberalizmi i vizave.
Shefi i diplomacisė italiane e bėri kėtė deklaratė pas njė takimi qė pati ne Romė me homologun shqiptar, Ilir Meta. Gjate kėtij takimi Italia rikonfirmoi mbėshtetjen e saj tė plotė pėr perspektivėn evropiane tė Shqipėrisė.

Frattini deklaroi nė konferencėn e pėrbashkėt me Metėn se: "Pėr sa i pėrket kėsaj ēėshtjeje, nė mbledhjen e ardhshme tė ministrave tė Jashtėm tė Bashkimit Evropian do tė trajtoj sėrish ēėshtjen pėr paraqitjen e shpejtė tė kėrkesės sė Shqipėrisė nė Komisionin Evropian pėr nisjen e procedurave pėrkatėse".

Shefi i diplomacisė italiane shpjegoi se "kjo procedurė mund t'i japė Shqipėrisė statusin e vendit kandidat pėr anėtarėsim nė BE". Ai tha mė tej se ėshtė nė dijeni tė njė lloj ngurrimi nga njė numėr shumė i vogėl vendesh anėtare, por se shpresonte qė qėndrimi i Romės zyrtare tė mbėshtetet nga shumica e vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian.