Rritje e cilėsisė sė gjykimit tė ēėshtjeve dhe shpejtėsi nė gjykim. Kėto janė dy elementėt themelore tė reformės gjyqėsore prezantuar tė mėrkurėn nga nėnkryetari i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, Kreshnik Spahiu.
Gjatė fjalės sė tij nė prezantimin e reformės, Spahiu deklaroi se sistemi gjyqėsor shqiptar ndodhet nė njė proces historik, atė tė riorganizimit tė tij, i cili duhet kryer me gjyqtarėt qė janė nė vend dhe nė bazė tė kushteve qė caktohen qartė nė ligjin pėrkatės.

"Ne pretendojmė qė me anė tė kėtij riorganizimi, tė rrisim cilėsinė nė gjykime. Dhe jemi kėtu jemi pėr tė gjetur gjyqtarėt mė tė mirė tė sistemit tonė, pasi cilėsia do tė rritet pikėrisht me kėta gjyqtarė", tha Spahiu nė takimin e zhvilluar me kėtė rast, ku kanė qenė tė pranishėm edhe ekspertė ndėrkombėtarė dhe pėrfaqėsues tė trupit diplomatik nė Tiranė.

Spahiu ka deklaruar se Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė ėshtė duke kėrkuar dhe zbatuar standarde tė larta pėr gjyqtarėt.

Sipas tij duhet pėrmirėsuar ēdo praktikė negative qė mund tė ketė ndodhur nė tė shkuarėn nė sistemin gjyqėsor. "Nuk mund tė ketė riorganizim tė gjyqėsorit ēdo muaj dhe ēdo vit, ai ndodh nė periudha shumė tė rralla dhe ėshtė e rėndėsishme qė ne tė zbatojmė sistemin e karrierės dhe rritjen e performancės", theksoi Spahiu.