Panairi i automjeteve ua ka hapur dyert prodhuesve botėrorė, e njė prej premierave mė tė rėndėsishme tanimė ėshtė mbajtur.
Super-automjeti mė i fuqishėm japonez, Lexus LFA, pas njė viti testimit tė prototipave dhe koncepteve ka dalė nė prodhim serik. Megjithatė, duket se gjithsesi ia ka vlejtur tė pritet pėr tė, sepse karakteristikat e tij janė tė jashtėzakonshme.

Motori 4.8-litėrsh V10 me cilindra tė vendosur nė 72 shkallė, zhvillon 560 kuaj fuqi nė 8.700 rrotullime pėr minutė dhe 480 Nm, e sillet deri nė 9.000 rrotullime nė minutė.

Fuqia nė boshtin e pasmė transmetohet me anė tė marshit vazhdues prej gjashtė shpejtėsish, derisa pėr transmetim tė sigurt tė fuqisė meritor ėshtė diferenciali i Torsen me rrėshqitje tė kufizuar.





Automjeti i cili ka 65 pėr qind tė mbėshtjellėsit tė pėrpunuar nga fijet karbonike peshon 1.468 kilogramė.

Lexus pohon se LFA deri nė njėqind kilometra nė orė arrin pėr 3.7 sekonda, derisa shpejtėsia maksimale ėshtė 323 km/h.

Modeli LFA do tė prodhohet nė gjithsej 500 njėsi, derisa do tė kushtojė 250.000 euro. Njėsitė e para do tė dalin nė shitje gjatė vitit 2011.