Kėrkesa e opozitės pėr hapjen e kutive si kusht pėr rikthimin nė parlament ka vazhduar edhe tė enjten temė e replikave mes kreut tė PD-sė, njėherėsh kryeministėr i vendit Sali Berisha dhe liderit tė PS-sė, Edi Rama.
Gjatė mbledhjes sė grupit parlamentar tė PD-sė, Berisha ka deklaruar se kėrkesa pėr hapjen e kutive ėshtė e kundraligjshme dhe Rama i ka ezauruar gjithė rrugėt e apelimit pėr kėtė ankesė.

I menjėhershėm ka qenė reagimi i Ramės, i cili ka deklaruar prerė se PS-ja nuk heq dorė nga kėrkesa e saj pėr hapjen e kutive dhe transparencėn e zgjedhjeve tė 28 qershorit.

"Kur Berisha thotė se kėrkesa pėr hapjen e kutive ėshtė ogurzezė, thotė njė tė vėrtetė tė madhe, por jo pėr zgjedhjet dhe tė vėrtetėn e 28 qershorit, por pėr pushtetin e tij tė grabitur, i cili nuk qėndron dot nė kėmbė nėse ballafaqohet me tė vėrtetėn. Ajo qė i intereson vendit, nė kėtė udhėkryq historik, ėshtė transparenca. Kėrkojmė transparencėn e njė procesi zgjedhor qė duhet tė jetė i fundit nė zinxhirin e zgjedhjeve tė kontestuara", tha Rama gjatė njė konference pėr shtyp, fill pas deklaratave tė Berishės.

Sipas tij, transparenca e plotė shėrben pėr tė kthyer besimin tek vota dhe zgjedhjet e shqiptarėve qė sot e kanė humbur besimin pikėrisht pėr shkak tė 28 qershorit.

"Berisha nuk mund ta pengojė me fuqinė e pushtetit tė grabitur dhe as arsyen e mos arsyes qė e shton nė pėrpjekjen e kotė pėr tė krijuar idenė se qenka dashamirės ndaj kėrkesave tė opozitės, por kur ato janė brenda ligjit. Nuk ka asgjė tė paligjshme nė kėrkesėn tonė", tha mė tej ai.