Seancat gjyqėsore pėr divorcin e Inva Mulės dhe Pirro Ēakos, duket se s'do tė kenė fund.
Para disa javėsh, nė seancėn e radhės, palėt nuk ranė dakord, pėr psikologen qė ishte zgjedhur pėr tė marrė pjesė nė proces dhe pėr tė marrė nė pyetje palėt, gjithashtu dhe djalin. Mosmarrėveshja ishte pėr shkak se pala mbrojtėse e Pirro Ēakos pretendonte se psikologia ishte shumė e re nė moshė dhe nuk kishte pėrvojėn e duhur pėr tė gjykuar ēėshtjen.

Pas gati dy orėsh debat, palėt arritėn nė konsensus, pėr tė marrė njė psikologe tė re me mė shumė eksperiencė.

Seanca ishte vendosur tė mbahej dje, ku psikologia e re do tė pyeste prindėrit dhe djalin, por si shumė tė tjera edhe kjo seancė ėshtė shtyrė, pėr tė kthyer kėtė gjyq nė njė maratonė pa fund.

Shkak pėr shtyrjen e seancės kėtė herė ka qenė mungesa e gjyqtares sė ēėshtjes, Elona Gjoka, e cila nuk ėshtė paraqitur, pėr shkak tė njė raporti mjekėsor.
Ka qenė pikėrisht kjo, arsyeja qė ka bėrė qė edhe kėtė herė, zhvillimet pėr gjyqin tė mbeten nė vend numėro.

Sa u pėrket palėve tė procesit kėtė herė janė paraqitur tė dyja palėt, por ja qė mungesa e gjyqtares ka bėrė qė edhe kjo seancė tė mos zhvillohet.