Pas ambasadorit amerikan, John Whithers, njė mesazh i qartė pėr heqjen e imunitetit vjen dhe nga ambasadorja britanike nė Tiranė. Gjatė fjalės sė saj nė konferencėn pėr ēėshtjet e transparencės nė deklarimin e pasurive tė zyrtarėve, ambasadorja britanike Fiona Mcilwham nėnvizoi se imuniteti nuk duhet tė mbrojė individėt por institucionet.
“Imuniteti ekziston pėr tė mbrojtur institucionet dhe vlerat qė ato pėrfaqėsojnė jo individėt. Askush nuk duhet tė jetė mbi ligjin. Ata qė nuk kanė se cfarė fshehin nuk duhet tė kenė as frikė”, theksoi ambasadorja britanike.

Mcilwham ripėrsėriti ato pika tė raport progresit ku vendi ka shumė pėr tė bėrė, dhe qė vazhdojnė tė mbeten problem serioz.

“Progres raporti e tha shumė qartė se korrupsioni mbetet njė probleme serioz dhe i pėrhapur pėr Shqipėrinė. Raporti komentoi dhe kapacitetin e administratės, dhe nė organet e tjera tė auditivit tė cilėt kanė nevojė pėr tė forcuar nė mėnyrė tė veēantė sidomos luftėn kundėr konfliktit tė interesit”, tha diplomatja e cila shtoi se Britania do tė vazhdoj tė ndihmojė Shqipėrinė nė pėrshpejtimin e kėtij procesi.