Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha nuk ka shfaqur asnjė rezervė nė gatishmėrinė e mazhorancės qė drejton pėr tė hequr imunitetet pėr ēdo deputet, ku ai akuzohet pėr korrupsion.
Berisha iu pėrgjigj gazetareve njė ditė pasi ambasadori amerikan John Withers ngriti serish shqetėsimin e Washingtonit pėr domosdoshmėrinė e kufizimit tė imuniteteve, njė ēėshtje qė ngrihet edhe nė progres raportin e Komisionit Evropian pėr Shqipėrinė.

"Ne jemi kundėr ēdo imuniteti. Kemi dėrguar ligjin nė Parlament dhe opozita nuk e votoi. Atėherė do tė praktikohet njė qėndrim i njėanshem, ku ēdo kėrkesė nga organet e drejtėsisė pėr heqje imuniteti, do tė jetė e pranueshme", u shpreh Berisha.

Pak mė herėt Partia Socialiste identifikoi si tė korruptuar qeverisjen e kryeministrit Berisha dhe i kėrkoi atij heqjen e imunitetit te ministrave Basha dhe Mediu.

“Ka ardhur koha qė qeveria t’i bindet ligjit, tė dorėzojė dy ministrat e tij dhe tė marrė masa tė menjėhershme duke nisur nga vetja, familjarėt dhe shėrbėtorėt e oborrit”, tha deputeti socialist, Sajmir Tahiri.

Pėr tė hequr imunitetin e njė deputeti apo ministri duhet mė parė njė kėrkesė nga prokuroria, ndėrsa pėr tė zhveshur tė gjithė deputetėt dhe ministrat nga imuniteti pėr ēėshtjet e korrupsionit, duhet ndryshimi i ligjit me 84 vota sipas propozimit tė komisionit tė Venecias ose ndryshimi i Kushtetutės, siē thotė Partia Socialiste me 94 vota nė Parlament, nga 74 qė ka mazhoranca.

Me kėto vota kryeministri Berisha tha se do tė pėrserisė heqjen e imunitetit pėr kėdo qė kėrkon prokuroria. “Mazhoranca ka tė drejte tė mos i njohė vetės imunitet. Edhe pse nuk ndryshon dot ligjin, mund tė mbajė qėndrim tė njėanshem pėr kėtė ēėshtje”, tha Berisha.