“Asnjė qytetar mė shumė se shkodranėt nuk e ndjen mė shumė rrezikun e afrimit tė njė diktature tė re”, tha dje Edi Rama ne mitingun e zhvilluar ne Pallatin e Sportit ne Shkodėr.
Lideri socialist solli nė vėmendje persekutimet e komunizmit duke i krahasuar sot me persekutimin e Berishės. "Shkodranėt e menduan veten e tyre tė lirė pas ardhjes sė pluralizmit, saqė humbėn nėpėr turbullirat e gatuara nga njė parti e vetme, partia e cili grabiti vota edhe kėtu". Sipas tij edhe nė Shkodėr janė grabitur me verbėri vota tė sė majtės e tė sė djathtės, vetėm pėr tė mbajtur pushtetin e familjes qė pėrmbush vetėm interesat e veta".

"Tė bashkohemi pa dallim, pa kufij partish, tė majtė e tė djathtė tė dalim mbi partitė, mbi programet dhe tė vendosim pėr tė qenė tė lirė tė zgjedhim dhe pėr tė parė votėn tonė", ka bėrė thirrje Rama.

Nė miting folėn edhe Pandeli Majko, Ndre Legisi, Spartak Ngjela etj. Sipas Majkos, ka 18 vjet qė kėtu vota deformohet dhe njerėzit e dinė mė pėrpara rezultatin. "Shkodra ėshtė termometėr i demokracisė, ajo i ėshtė pėrgjigjur dhe mė 1997 Vlorės dhe kėtė herė do tė bashkohet me opozitėn pėr tė bėrė tė mundur hapjen e kutive tė votimit", ka theksuar Majko.

Ndėrsa Spartak Ngjela ka kėrkuar dorėheqjen e qeverisė aktuale duke e quajtur atė tė paligjshme. "Paaftėsia e kėsaj qeverie ėshtė njė tendencė kriminale dhe kjo qeveri nuk mban pėrgjegjėsi ndaj duhen hapur kutitė e votimit, qė shqiptarėt tė marrin vesh se kanė nė krye njė qeveri ilegjitime", u shpreh Ngjela.

Hapja e kutive tė votimit ėshtė deklaruar si kusht i panegociueshėm pėr rikthimin e PS-sė nė parlament, ndėrkohė qė kryeministri Berisha ėshtė shprehur kundėr hapjes sė kutive, duke e cilėsuar kėtė si tė kundraligjshme.