Ambasadori i Republikės Federale tė Gjermanisė nė Tiranė, Bernd Borchardt, nė njė intervistė pėr agjencinė shtetėrore tė lajmeve, ka deklaruar se korrupsioni i nivelit tė lartė kėrkon masa tė larta ndėshkimore. E nė kėtė prizėm, ambasadori ka hedhur sytė nga sistemi gjyqėsor nė Shqipėri ku ai, duke komentuar raportin e KE-sė, shprehet vihet re mungesa e njė strategjie tė plotė pėr pėrmirėsimin e kėtij sistemi.
“Korrupsioni vazhdon tė mbetet njė problem. Nevojitet njė metodė strategjike dhe sistematike pėr ta luftuar atė dhe kulturėn e mosndėshkimit. Mbetet pėr t’u bėrė njė punė bindėse lidhur me vendimet gjyqėsore dhe masat ndėshkimore nė rastet e korrupsionit, e veēanėrisht pėr korrupsionin e nivelit tė lartė”, tha Borchardt.

Nė fusha tė tjera – shtoi ai - ka ende pėr tė bėrė. “Progres-raporti ka shprehur qartė se ėshtė veēanėrisht i rėndėsishėm progresi nė fushėn e drejtėsisė, lirisė dhe sigurisė. Duhet tė intensifikohen pėrpjekjet pėr tė luftuar migrimin e paligjshėm dhe ndaluar krimin e organizuar, si dhe pastrimin e parave”.

Kryediplomati gjerman shprehet gjithashtu se “shkarkim-emėrimet politike nė administratėn publike dhe tentativat e qeverisė pėr tė kontrolluar institucionet e pavarura po pengojnė rrugėn e Shqipėrisė drejt anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian”.

Sipas tij, megjithėse ka njė kuadėr ligjor pėr administratėn publike, raporti i KE-sė kritikoi vazhdimin e lėvizjeve tė motivuara politikisht tė nėpunėsve tė administratės dhe procedurat jo transparente tė rekrutimit nė shėrbimin publik.

Liberalizimi i vizave do tė ishte kurorėzimi i pėrpjekjeve tė bėra nga Shqipėria me reformat, ndaj nė rast se nė 2010 Bashkimi Evropian flet me nota pozitive pėr progresin e Shqipėrisė, edhe Gjermania do tė shprehet pozitivisht. “Natyrisht, Gjermania do ta mbėshtesė liberalizimin e vizave sapo tė jenė arritur parametrat e kėrkuar”, siguroi Borchardt.