Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha ka ripėrsėritur tė hėnėn se qeveria e drejtuar nga ai do tė bėjė tė mundur liberalizimin e vizave brenda vitit 2010. Liberalizimin e vizave, Berisha e vlerėsoi si njė akt dhe njė arritje historike jo vetėm kombėtare, po edhe individuale pėr ēdo qytetar shqiptar.
"Ne kemi premtuar gjatė fushatės elektorale se brenda vitit tė parė tė kėtij mandati do tė bėjmė tė gjitha pėrpjekjet qė tė plotėsojmė tė gjitha kushtet dhe reformat pėr marrjen e vendimit pėr liberalizimin e vizave pėr shqiptarėt", tha kryeministri.

Sipas tij "ky ėshtė njė vendim jashtėzakonisht i rėndėsishėm pėr ēdo vend, por mė tepėr rėndėsi ka pėr shqiptarėt, pasi pothuaj 25 pėr qind e tyre janė nė emigracion".

Pėr kėtė arsye, kreu i qeverisė ka premtuar marrjen e njė sėrė masash, ēka do tė bėjė tė mundur pėrmbushjen e standardeve tė kėrkuara nga Bashkimi Evropian. Berisha tha se do tė forcohet kontrolli ndaj kufijve nė tė gjithė vendin.

“Do tė merren masa pėr menaxhimin e integruar tė kufijve. Pėr kėtė janė vendosur dhe do tė vendosen sistem kamerash nė tė gjitha pikat kufitare. Liria rritet ndėrsa kontrolli forcohet”, theksoi Berisha gjatė mbledhjes sė Grupit parlamentar tė Partisė Demokratike.

Kryeministri tha se tė gjitha kėrkesat specifike tė BE-sė qė kanė lidhje me kontrollin e kufijve do tė plotėsohen brenda muajit nėntor. Gjithashtu, ai tha se deri mė tani janė shpėrndarė 180 mijė pasaporta biometrike, njė tjetėr kusht ky i kėrkuar nga BE-ja.