Shkarkim nga puna pėr tė gjithė drejtuesit e institucioneve publike, si dhe mbyllje tė aktivitetit pėr subjektet private, nėse nuk zbatojnė ligjin anti duhan. Kjo ka qenė deklarata e fortė e ministrit tė Shėndetėsisė Petrit Vasili, i cili ėshtė shprehur i prerė se nuk do tė lejojė asnjė tolerim pėr tė gjitha subjektet qė nuk zbatojnė kėtė ligj.
"Po ju them qartė dhe prerė, nėse ne institucionet shėndetėsore shqiptare, nė radhe tė parė do ketė qoftė dhe njė njeri tė vetėm qė pi duhan, problemi kryesor ėshtė vetėm njė, drejtuesit e institucioneve lėnė detyrėn. Paralajmėrimi, deri nė mbyllje tė aktiviteteve do tė jetė pėr biznesin privat", tha Vasili.

Vetėm njė javė mė parė inspektorėt e Inspektoriatit Sanitar Shtetėror, filluan njė rigjallėrim tė ligjit antiduhan nėpėrmjet kontrolleve nė subjekte tė ndryshme shtetėrore dhe private. Nga kontrollet ndėr tė parat qė u gjobit, me rreth 50 mijė lekė ishte drejtoria e QSUT-sė.