Aktivistėt pėr tė drejtat e grave, punonjės tė pushtetit lokal dhe qendror, si dhe gra nga biznesi, u mblodhėn tė mėrkurėn nė njė konference kombėtare nė Tiranė me temėn “Fuqizimi i Grave nė Shqipėri: Njė strategji pėr Zhvillim Gjithėpėrfshirės”.
E mbėshtetur nga Agjencia e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr Zhvillimin Ndėrkombėtar (USAID) dhe e organizuar nga shoqata e grave “Refleksione”, konferenca kishte nė qendėr tė saj diskutimet mbi strategjitė pėr transformimin e ligjeve dhe dokumentave nė veprime konkrete prej tė cilave mund tė pėrfitojnė gratė dhe vajzat e gjithė Shqipėrisė pėr tė dhėnė kontributin e tyre pėr njė shoqėri mė tė mirė.

“Dhuna nė familje, papunėsia e lartė dhe mungesa e pėrfaqėsimit tė grave nė politikė dhe pozicione tė tjera tė vendimmarrjes, janė tė gjitha ēėshtje, tė cilat duhet te trajtohen nė Shqipėri”, tha drejtoresha e Misionit tė USAID-it nė Shqipėri, Roberta Mahoney.

Sipas saj, konferenca e sotme u jep mundėsinė drejtuesve dhe vendimmarrėsve pėr tė formuluar veprime dhe programe konkrete, qė aftėsojnė gratė pėr njė rol mė tė rėndėsishėm ne shoqėrinė shqiptare.

Ndėrkohė qė ajo pėrmendi edhe faktin se Shqipėria ka ndėrmarre hapa tė mėdhenj drejt adoptimit tė kuadrit ligjor pėr mbrojtjen e tė drejtave tė grave dhe barazisė gjinore, inkurajoi qeverinė tė pėrkushtojė mė shume burime njerėzore dhe financiare nė mbėshtetje tė programeve dhe institucioneve pėr gratė.

Pjesėmarrėsit nė Konference diskutuan prioritetet nė lidhje me fuqizimin ekonomik tė grave, shtrirjen e mundėsive pėr arsimim dhe pėrmirėsimin e shėrbimeve shėndetėsore pėr to, si edhe parashtruan ide pėr modele tė suksesshėm tė ndėrhyrjeve strategjike nė nivel komuniteti.