Duke filluar nga data 1 nėntor, shtetasit shqiptarė mund tė lėvizin pa viza drejt Bosnje- Hercegovinės dhe anasjelltas.
Ministria e Jashtme e Shqipėrisė bėri me dije se kjo nismė vjen si pjesė e marrėveshjes sė nėnshkruar nga tė dy palėt mė 24 mars tė kėtij viti, si pjesė e angazhimit tė qeverisė shqiptare pėr zgjerimin e hapėsirave tė komunikimit me vendet e rajonit dhe krijimin e mundėsive pėr lėvizjen e lirė tė shtetasve nė kėto hapėsira.

Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme, Ralf Gjoni konfirmoi se Shqipėria synon tė nisė negociatat edhe me Serbinė pėr heqjen e vizave ndėrmjet dy shteteve, ndėrsa kujtoi se shtetasit shqiptarė mund tė lėvizin lirisht drejt Maqedonisė, Kosovės dhe Malit tė Zi.