Detyrimet e Shqipėrisė pėr liberalizimin e vizave dhe integrimin nė Bashkimin Evropian kanė ulur zėvendėskryeministrin, Ilir Meta dhe kryeprokuroren, Ina Rama nė njė takim nė zyrėn e kėsaj tė fundit.
Nė mesditė ministri Meta ėshtė parė tė hyjė nė zyrėn e prokurores sė pėrgjithshme ku ka qėndruar pėr rreth njė orė dhe qė pas takimit ka sqaruar pėr gazetarėt se qėllimi i kėsaj bisede ka qenė bashkėrendimi i veprimeve mes qeverisė dhe institucioneve tė pavarura pėr procesin e liberalizimit tė vizave dhe gjithė detyrimet qė dalin nga progres raporti i Komisionit Evropian pėr Shqipėrinė.
“Ka qenė thjesht njė takim pune me prokuroren e pėrgjithshme nė kuadėr tė koordinimit tonė me gjithė institucionet e pavarura pėr tė pėrmbushur tė gjitha detyrimet qė kanė tė bėjnė me udhėrrėfyesin pėr liberalizimin e vizave dhe nė pėrgjithėsi pėr procesin e integrimit evropian. Ka qenė njė takim shumė i frytshėm dhe bashkėpunues”, theksoi Meta.

I pyetur nga gazetarėt, Meta mohoi qė nė takim me kreun e akuzės tė ketė folur pėr ēėshtjen e imunitetit pėr dy ministrat, ndėrsa tha se qeveria ėshtė gati tė pranojė ēdo kėrkesė pėr kėtė ēėshtje, duke pėrfshirė dhe votimin e ligjit me votat e opozitės.

“Sa herė Prokuroria tė kėrkojė heqjen e imunitetit pėr cilindo deputet, do tė ketė votėn time dhe tė gjithė deputetėve nė parlament. Pėr tė zgjidhur njėherė e mirė punėn e imuniteteve ne ftojmė opozitėn tė vijnė e tė votojnė pėr kufizimin e imuniteteve”, shtoi Meta.

Meta dėnoi dhe aktin e dhunės sė ushtruar njė ditė mė parė ndaj gazetarit Mero Baze duke kėrkuar zbatimin e ligjit pėr autorėt.