Periudha e ftohtė e dimrit ėshtė koha mė e ndjeshme pėr t’u prekur jo vetėm nga gripi sezonal, por edhe nga gripi i derrave, i njohur si A/H1N1.
Sipas profesor Naser Ramadanit, Drejtor i Institutit pėr Shėndetėsi Publike, derisa virusi i gripit sezonal lulėzon nė vjeshtėn e vonshme dhe dimėr, virusi A H1N1, i cili shkakton gripin e derrave, nuk ka njė periudhė tė caktuar tė paraqitjes.
Por periudha e ftohtė vazhdon tė mbetet rrezik mė i rritur pėr t’u prekur nga ky lloj virusi. Pėrveē rėnies sė imunitetit te njerėzit nė kėtė kohė, arsyeja qėndron edhe nė faktin se ata zakonisht grumbullohen nė hapėsira tė mbyllura tė cilat mė rrallė ajrosen.
“Gripi A/H1N1 nuk ėshtė si gripi sezonal qė paraqitet kryesisht nė periudhėn e ftohtė, por megjithatė kjo periudhė ėshtė mė e rrezikshmja edhe pėr t’u prekur nga ky lloj i virusit”, ka thėnė Ramadani pėr Telegrafi.
“Te ky lloj gripi nuk ka njė sezon tė caktuar tė paraqitjes, megjithatė rreziku ėshtė mė i madh gjatė periudhės sė ftohtė, pra nė vjeshtėn e vonshme dhe nė dimėr”.
“Arsyeja ėshtė se njerėzit nė kėtė stinė grumbullohen nė vende tė mbyllura, tė cilat hapėsira nuk ajrosen dhe kjo rrit gjasat qė ai tė pėrhapet mė shpejt”, shton mė tej Ramadani.
Gripi vazhdon tė jetė nė qendėr tė vėmendjes sė shėndetėsisė nė botė me mė shumė se pesė mijė tė vdekur nė gjithė botėn qė kur pėr tė parėn herė shpėrtheu mė herėt gjatė kėtij viti. Nė Kosovė ende nuk kemi asnjė vdekje, por kemi gjashtė raste tė konfirmuara.
Pėr tė marrė informata rreth gripit A/H1N1 dhe masave tė parandalimit, si the rreth dallimit mes ftohtes dhe gripit sezonal mund tė lexoni artikujt e mėposhtėm: