Ėshtė publikuar lista e dėshmitarėve pėr nė procesin gjyqėsor nė ngarkim tė tė akuzuarve pėr tragjedinė e Gėrdecit. Plot 391 persona do tė thirren nga gjykata pėr tė dėshmuar pėr njė nga proceset mė tė bujshme nė vend.
Pėrveē familjarėve tė viktimave dhe personave qė kanė punuar nė punishten e ngritur nė fshatin Gėrdec, gjykata ka thirrur pėr tė rrėfyer edhe njė sėrė zyrtarėsh tė lartė tė Ministrisė sė Mbrojtjes, mes tė cilave edhe sekretarja e ish-ministrit tė Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Por pėrveē dėshmitarėve shqiptarė, Prokuroria ka kėrkuar edhe njė emėr tjetėr i pėrmendur pas tragjedisė sė Gėrdecit, Patrik Henry, qė njihet nė dosje si pėrfaqėsuesi i shoqėrisė amerikane SAĒ.

Gjithashtu nė kėtė listė, janė edhe katėr shtetas tė tjerė amerikanė qė kanė punuar nė fabrikėn e demontimit tė municioneve nė Gėrdec. Nė listė, janė edhe persona nga Ministria e Financave, kryetari i Bashkisė sė Vorės, nga Ministra e Drejtėsisė, polici dhe mjekė.

Vlen tė theksohet edhe njė emėr tjetėr, i pėrfolur jo pak nė media, ai i Rahman Selmanllarit, i lakuar nė media si ndėrmjetės pėr biznesin e demontimit tė municioneve.