Shoqatat e gazetarėve, nė njė reagim pas deklaratės sė Rezart Taēit, shprehen se ofrojnė njė shpėrblim prej 10 mijė eurosh pėr cilindo person qė jep informacion mbi vendodhjen e Rezart Taēit, i cili ėshtė shpallur nga policia si person nė kėrkim.
“Shoqatat ndihmojnė kėshtu forcat e rendit qė ky kriminel tė vihet sa mė shpejt pėrpara drejtėsisė, nė njė kohė kur Rezart Taēi shpėrndan pėrmes zėdhėnėsit tė tij, deklarata false duke e mohuar paturpėsisht dhunimin e gazetarit Mero Baze”, thuhet nė deklaratėn e shoqatave tė gazetarėve shqiptarė.

Me tej, nė tė theksohet se “ndėrsa i shpalluri nė kėrkim Rezart Taēi dėrgon komunikata pėr median, prokuroria ende nuk ka marrė nė pyetje as zėdhėnėsin e tij, pėr tė mėsuar vendin se ku ndodhet biznesmeni i akuzuar”.

Shoqatat e gazetarėve u bėjnė thirrje gjithashtu tė gjithė qytetarėve tė angazhuar tė dalin nė njė protestė paqėsore tė mėrkurėn nė ora 12:00, pėrpara godinės sė kryeministrisė.