Pėrfaqėsues tė biznesit thanė sot se qeveria duhet tė krijojnė urgjentisht njė strategji pėr zhvillimin ekonomik tė vendit, nė mėnyrė qė tė pėrcaktohet vizioni pėr tė ardhmen. Komentet u bėnė nė njė tryezė rreth tė kaluarės, tė tashmes dhe tė ardhmes sė zhvillimit ekonomik, organizuar nga Aleanca Kosovare e biznesit dhe Universiteti pėr Biznes dhe Teknologji nė Prishtinė.
Ekonomia e Kosovės nė tė kaluarėn ėshtė pėrballur me sfida tė shumta, qė kanė reflektuar negativisht nė zhvillimin e gjithėmbarshėm. Kjo e kaluar nuk ka qenė e favorshme as pėr bizneset, tė cilat nė periudha tė ndryshme janė gjendur nė kufij tė ekzistencės afariste, apo edhe tė shuarjes. Por pas luftės, ėshtė krijuar njė infrastrukturė ligjore dhe mjedis mė i mirė pėr afarizėm, ndonėse ende mbetet shumė pėr tu bėrė, tha kreu i AKB-sė, Agim Shahini.
Ndėrsa, zėvendėsministri i Punės dhe Mirėqenies Sociale, Qemajl Smajli, tha se Kosova ka resurse, mirėpo rreth 50 pėr qind e tė rinjve nuk kanė mundėsi pėr punėsim.
Nėse nuk ka prodhim atėherė nuk mund tė ketė as standard tė dėshirueshėm pėr qytetarėt, tė cilėt nė bazė tė kėtyre ecurive, mund tė varfėrohen edhe mė shumė nė tė ardhmen. Nė kėtė drejtim, Ministria e Punės do tė angazhohet pėr tė ndikuar nė zbutjen e papunėsisė, ka thėnė Smajli.
Edhe udhėheqėsi i Universitetit pėr Biznes dhe Teknologji, Edmond Hajrizi, tha se duhet tė krijohet strategjia, respektivisht plani strategjik pėr zhvillimin ekonomik, pėr tė pėrcaktuar objektivat dhe qėllimet pėr tė ardhmen, dhe duhet tė krijohet qasje sistemore e tė gjithė faktorėve.
Ndėrkaq, Petraq Milo, zyrtar nga Shqipėria, theksoi se Kosova duhet tė mėsojė edhe nga pėrvoja e vendeve tjera, dhe tė adaptojė politikat zhvillimore, nė favor tė bizneseve vendore, por edhe tėrheqjen e investimeve tė huaja, pėr shkak se Kosova nuk mund tė zhvillohet me kapacitetet e saj.
Pjesėmarrėsit theksuan nevojėn e promovimit dhe mbėshtetjes sė eksportit tė prodhimeve vendore dhe kėrkuan nga qeveria angazhim tė shtuar pėr heqjen e barrierave dhe bllokadave tregtare nga vendet fqinje