Biznesmeni Rezart Taēi ėshtė vetėdorėzuar nė polici, pak orė pasi gjykata vendosi nė mungesė masėn e sigurisė 'burg pa afat' pėr tė. Mėsohet se Taēi ėshtė duke u pyetur nga oficerėt e policisė, nė Drejtorinė e Policisė sė Tiranės lidhur me incidentit e ditės sė hėnė me gazetarin Mero Baze.
"Jam i gatshėm tė respektoj nė ēdo moment ēdo instancė ligjore dhe nė rastin konkret vendimin e Gjykatės sė Rrethit Tiranė, por nuk mund tė mos shpreh bindjen time tė plotė se e gjitha kjo situatė ėshtė rezultat i njė strategjie dhe lufte tė filluar shumė kohė mė parė ndaj personit tim dhe bizneseve qė unė zotėroj, ka thėnė Taēi pak momente para vetėdorėzimit nė polici.
Dua tė theksoj faktin se nuk ėshtė nė edukatėn dhe formimin tim personal pėrdorimi i dhunės ndaj askujt dhe pėr mė tepėr ndaj pėrfaqėsuesve tė mediave, prandaj hedh poshtė tė gjitha akuzat e ngritura ndaj personit tim. Sapo rashė nė dijeni tė vendimit tė gjykatės vihem nė dispozicion tė drejtėsisė dhe shpreh bindjen se rasti nė fjalė do tė trajtohet nė bazė tė ligjit", ka shtuar ai.
Gjykata e Tiranės vendosi tė enjten, 'burg pa afat', nė mungesė pėr Rezart Taēin, i cili akuzohet pėr sulm ndaj gazetarit Mero Baze.