Presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi, mori pjesė tė mėrkurėn nė Konferencėn pėr Mediat, tė organizuar nga grupi mediatik WAZ, dhe Organizata pėr Median e Evropės Juglindore (SEEMO) dhe bashkėpunėtorėt e tyre nė Shqipėri.
Topi vuri nė dukje faktin se shoqėritė demokratike e konsiderojnė median si barometėr tė lirisė dhe tė nivelit tė demokracisė tė tyre, por rėndėsia e saj shumėdimensionohet nė vendet dhe shoqėritė nė procese demokratike e nė zhvillim siē ėshtė Shqipėria e nė rajone nė procese integruese siē ėshtė Evropa Juglindore.

“Pa njė media tė lirė nuk mund tė ketė demokraci”, theksoi presidenti duke shprehur dhe besimin se “mė mirė nga tė gjithė e dimė kėtė ne qė po pėrpiqemi tė forcojmė prej vitesh demokracinė nė vendet tona dhe qė tė kemi njė media tė pavarur, pluraliste, qė njeh dhe shpreh shqetėsimet tona.”

Megjithatė, kreu i shtetit nuk ka lėnė pa kritikuar edhe disa media tė caktuara, tė cilat kanė njėanshmėri tė theksuar nė pasqyrimin e informacioneve. “Ju e dini qė edhe nė tregun mediatik ka media qė nė mėnyrė tė qartė janė tė profilizuara nė njė drejtim, janė kompakte, saqė ėshtė e vėshtirė ndonjėherė tė gjesh nėse janė gazetarė, apo janė parti politike”, theksoi presidenti shqiptar.

Duke marrė shkasė nga ngjarja e fundit e dhunės sė ushtruar ndaj gazetarit Mero Baze, Topi tha se nė njė shtet “demokratik tė gjitha institucionet kanė pėrgjegjėsi dhe detyrime specifike pėr tė vendosur jo vetėm standardet e shtetit ligjor, por pėr tė garantuar klimėn”.

“Presionet politike, por jo vetėm ato, fatkeqėsisht janė ende tė pranishme nė skenėn e medias shqiptare. Kėto duhen parė jo vetėm si njė marrėdhėnie dypalėshe mes medias dhe politikės, por edhe si njė reflektim i gjithė zhvillimit tė shoqėrisė, me faktorė tė ndryshėm qė ndėrthuren midis tyre”, tha mė tej ai.