Gjykata e Tiranės ka vendosur tė shtunėn masėn e sigurisė pėr biznesmenin Rezart Taēi, i akuzuar se ka dhunuar gazetarin Mero Baze.
Nė seancėn e sotme ishte i pranishėm nė sallėn e gjyqit vetė Taēi, i shoqėruar nga dy avokatėt e tij. Gjyqtarja Fahrie Hodo, e cila ishte nė krye tė trupit gjykues ka marrė masėn e dėnimit “burg pa afat” pėr biznesmenin e naftės.

Taēi u dorėzua dy ditė mė parė nė drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Tiranės, duke deklaruar se ishte i gatshėm tė respektonte vendimin e drejtėsisė.

“Jam i gatshėm tė respektoj nė ēdo moment cdo instancė ligjore dhe nė rastin konkret vendimin e Gjykatės sė rrethit Tiranė, por nuk mund tė mos shpreh bindjen time tė plotė se e gjitha kjo situatė ėshtė rezultat i njė strategjie dhe lufte tė filluar shumė kohė mė parė ndaj personit tim dhe bizneseve qė unė zotėroj”, deklaroi tė enjten pasdite.

Ndėrkohė, pėr kėtė ngjarja ėshtė marrė masa e sigurisė edhe pėr dy persona tė tjerė, truproja tė Taēit. Ngjarja e dhunimit tė botuesit tė gazetės “Tema”, ndodhi mbrėmjen e sė hėnės nė njė nga lokalet e natės nė zonėn e ish-bllokut nė Tiranė.