Moti i keq qė ka pėrfshirė Shqipėrinė gjatė 24 orėve tė fundit, ku shirat e dendura kanė shkaktuar njė sėrė pėrmbytjesh nė disa zona tė vendit, ka tėrhequr vėmendjen e kryeministrit Sali Berisha, i cili po ndjek situatėn e krijuar.
Nė njė njoftim tė lėshuar nga zyra e shtypit pranė kryeministrit thuhet se Berisha po ndjek me vėmendje situatėn e krijuar nė kaskadėn e Drinit dhe prefekturėn e Kurbinit, rrethin e Lezhės, nė zonėn e Porto Romanos dhe zona tė tjera tė vendit, nga reshjet e mėdha tė shiut.

Gjithashtu Berisha po ndjek edhe masat qė po marrin ministritė dhe agjencitė e tjera, pėr kapėrcimin e pasojave tė tyre.

Kryeministri Berisha ka porositur mbikėqyrjen e vazhdueshme tė situatės nė tėrėsi dhe funksionimin e hidrovoreve nė veēanti si dhe gatishmėrinė e plotė tė Emergjencės Civile pėr situatėn e krijuar.