Njė furgon Volkswagen, i cili ishte vjedhur 35 vjet mė parė nė Washington, ėshtė gjetur kėto ditė nė portin detar Long Beach, nė Los Angeles.
Doganierėt e kanė gjetur furgonin e vitit 1965, kur kishin kontrolluar makinat qė ishin nisur pėr Holandė, bėn tė ditur “Spokesman-Rewiew”.

Ata i kishin vėrtetuar targat e furgonit, dhe kishin ardhur nė pėrfundim se bėhej fjalė pėr furgonin e vjedhur.

Zyrtarėt policorė kanė bėrė tė ditur se, furgoni ishte vjedhur mė 12 qershor tė vitit 1974, nė qytetin Spokane tė shtetit Washington – gjatė njė panairi ndėrkombėtar.

Forguni i gjetur nuk i ėshtė kthyer pronarit, pasi pėr herė tė fundit ka qenė i regjistruar ne emėr tė njė kompanie pėr riparimin e veturave. Kėshtu, ai tashmė i takon kompanisė sė auto-sigurimeve Allstate, e cila ia kishte paguar dėmshpėrblimin asaj kompanie, pronė e sė cilės ishte furgoni.

Siē raportojnė mediat amerikane, furgoni ėshtė nė gjendje shumė tė mirė, dhe tash pritet tė shitet nė aksion, ku mund tė arrijė vlerėn rreth 27.000 dollarė.