Nga Bugatti gjatė paraqitjes sė automjetit superluksoz dhe atraktiv Galibier ka rrjedhur informata se ky model, pėrkundėr deklaratave kundėrshtuese tė mėhershme, tani pėr tani do tė mbetet vetėm studim konceptual.
Lajmi ėshtė publikuar nga portali automobilistik britanik “Autocar” qė thirret nė njė zyrtar tė lartė tė Bugattit, i cili ka theksuar se Galibier nė formėn e tij aktuale nuk ėshtė i gatshėm pėr prodhim.

Bugatti qysh prej panairit tė automjeteve tė Frankfurtit klientėve tė pėrzgjedhur ėshtė duke u paraqitur versionin konceptual tė Galibier dhe duke matur pulsin e blerėsve tė pėrzgjedhur

Sipas burimeve tė “Autocar” Galibier do tė del nė shitje nė vitin 2013 me ēmim prej njė milionė funtesh. Edhe pse struktura tė caktuara brenda kompanisė dėshirojnė qė ta pėrgatisin Galibierin pėr vitin 2013 pėr ta zėvendėsuar modelin Veyron shuarja e tė cilit pritet tė ndodhė nė vitin 2012, nga departamentet e shitjes dhe marketingut vijnė lajme tjera



Njeriu i parė i shitjes dhe marketingut tė Bugattit Alasdair Stewart pohon se modeli aktual 16 Galabier ėshtė vetėm njėri nga konceptet i cili gjatė viteve tė ardhshme do tė shėrbej si test pėr matjen e interesimit tė publikut. Vetėm pas kėsaj do tė merret vendimi pėr modelin apo modelet tė cilėt do tė pėrbėjnė ofertėn e Bugattit pas Veyronit.