Britanikėt janė ndėr njerėzit mė tė shėmtuar nė botė, gjykuar nga njė ueb-faqe kontroverse – e cila pranon si anėtarė tė saj vetėm “njerėzit e bukur”.
Mė pak se njė nė tetė britanikė ėshtė lejuar tė bėhet anėtar i kėsaj ueb-faqeje dhe vetėm 3 nė 20 femra janė pranuar si anėtare nga BeautifulPeople.com – bėn tė ditur gazeta “Daily Telegraph”.

Anėtarėt aktualė tė kėsaj ueb-faqeje janė ata qė gjykojnė brenda 48 orėve, se sa janė atraktivė anėtarėt e rinj qė ngarkojnė fotografitė e tyre nė faqe dhe profilin personal.

Meshkujt suedezė janė mė tė suksesshmit deri mė tash, pasi 65% e atyre qė kanė konkurruar pėr t’u bėrė anėtarė nė kėtė ueb-faqe janė pranuar, ndėrsa nė kategorinė e femrave, suksesin mė tė madh e kanė arritur femrat norvegjeze, tė cilat janė pranuar nė masėn prej 76%.

Sidoqoftė, britanikėve iu ka hasur sharra nė gozhdė, pasi prej 295.000 personave qė kanė konkurruar, janė pranuar vetėm 35.000 sish.

Ueb-faqja “elitare” qė shėrben pėr njoftimin e njerėzve, ėshtė themeluar nė vitin 2002 nė Danimarkė – ndėrsa ėshtė lėshuar pėr pėrdorim botėror gjatė muajit tė kaluar.

Gjatė dy javėve tė kaluara mė shumė se 1.8 milionė njerėzve u ėshtė refuzuar anėtarėsimi, ndėrsa janė pranuar vetėm 360.000 vetė nga 190 shtete tė ndryshme tė botės.

Drejtori menaxhues i kompanisė Beautiful People, Greg Hodge thotė: “Tė pyesėsh pse britanikėt kanė rezultate kaq tė kėqija - ėshtė pyetje e vėshtirė. Mė dhemb, sepse edhe unė jam britanik”.

“Mendoj se njerėzit nė Britani tė Madhe mė pak i japin rėndėsi pamjes sė tyre, sesa qė i japin rėndėsi njerėzit nė vende tė tjera tė botės. Ndėrkaq nė Britani njerėzit janė mė tė relaksuar – thjesht, pas punės shkojnė pėr tė pirė ndonjė send dhe kjo ėshtė e tėra”, ka thėnė ai.