Presidenti shqiptar, Bamir Topi gjatė njė fjalimi tė mbajtur nė forumin e Crans Montana ka deklaruar se Shqipėria ėshtė e angazhuar nė pėrmbushjen e standardeve demokratike, duke theksuar kėtu luftėn kundėr krimit tė organizuar, korrupsionit dhe krimit ekonomik.
Duke folur mbi krimin transnacional, Topi theksoi se Shqipėria ka pėrafruar legjislacionin me Kėshillin e Evropės dhe konventave tė tjera ndėrkombėtare.

“Tė ndėrgjegjshėm se ky fenomen ėshtė rajonal dhe global, ne e kemi shtrirė bashkėpunimin me vendet e Evropės Juglindore nė kėto drejtime: Thellimin e bashkėpunimit me strukturat e agjensive informative e tė sigurisė, me ato tė policisė dhe tė prokurorisė sė vendeve tė rajonit si nė nivel operacional ashtu dhe nė shkėmbim tė tė dhėnave nė kohėn e duhur. Menaxhimin e integruar tė kufijve me qėllim forcimin e kontrollit pėr tė goditur krimin ndėrkufitar. Monitorimin e vazhdueshėm tė tė gjitha transaksioneve financiare tė dyshimta tė lidhura me financimin e trafikut tė drogės dhe shkėmbim nė kohė i kėtyre informacioneve, etj”, tha Topi.

Ai shtoi se Shqipėria ka rezultate tė dukshme jo vetėm nė luftėn kundėr korrupsionit, por edhe nė parandalimin e fenomeneve qė kanė tė bėjnė me trafiqet e paligjshme.

“Ajo qė ka ndodhur gjatė viteve tė kaluar, ka rreth tre vjet qė nuk ndodh mė. Kemi njė ndalim tė trafikut tė paligjshėm qė kalonte nėpėrmjet Shqipėri drejt Italisė. Sigurisht kjo ka ardhur nėpėrmjet njė rregullimi ligjor, por edhe nėpėrmjet vullnetit tė tė gjitha forcave politike pėr tė ndaluar kėtė fenomen, i cili ishte i dėmshėm jo vetėm pėr vendet ku trafikoheshin qeniet njerėzore, por ishte i dėmshėm edhe pėr Shqipėrinė dhe imazhin e saj”, vijoi presidenti shqiptar.