Ministri i Brendshėm i Shqipėrisė, Lulzim Basha theksoi tė premten se heqja e vizave midis Bashkimit Evropian dhe vendeve tė Ballkanit Perėndimor ėshtė tulla e fundit e Murit tė Berlinit.
Basha ishte i pranishėm nė seminarin “Rrėzimi i Murit tė Berlinit dhe Shqipėria”, organizuar nga Fondacioni “ Konrad Adenauer” dhe Instituti i Kėrkimeve “Alcide De Gasperi”.

Mė herėt nė fjalėn e tij, Basha solli nė vėmendjen e tė pranishmėve konstatimin se njėzet vjet mė pas, Muri i Berlinit ka rėnė nė tė gjitha dimensionet dhe format e tij nė Shqipėri, rreth saj dhe nė Ballkanin Perėndimor.

Basha e cilėsoi historik vendimin e Parlamentit Evropian qė i kėrkoi Komisionit Evropian qė Shqipėrinė sė bashku me Bosnje-Hercegovinėn, Serbinė, Malin e Zi dhe Maqedoninė, t’i rendisė nė listėn e bardhė tė vendeve Schengen, duke kėrkuar qė konfirmimi pėrfundimtar pėr Shqipėrinė dhe Bosnje-Hercegovinėn, tė bėhet menjėherė pas konfirmimit tė kritereve teknike.

“Kjo nismė nuk vjen si surprizė, por si njė konstatim i Parlamentit Evropian pėr progresin qė Shqipėria ka bėrė nga periudha e fundit e inspektimeve tė Komisionit Evropian deri sot”, deklaroi ministri i Brendshėm. Basha theksoi nė fjalėn e tij se secili prej sistemeve qė zotėron sot Shqipėria ėshtė qartėsisht mė modern, mė i pėrparuar dhe mė efikas se cilido prej sistemeve prezent nė Ballkanin Perėndimor.

“Shqipėria nė kėto pesė muaj qė nga inspektimet e fundit tė KE-sė ka plotėsuar njė nga njė tė gjitha kriteret e udhėrrėfyesit. Shpreh bindjen se ky proces, i cili politikisht ka mbėshtetjen e plotė tė tė gjitha vendeve tė BE-sė do t’i afrohet sė shpejti fundit, pasi Shqipėria ka pėrmbushur nė tėrėsi kriteret pėr liberalizimin e vizave. Ne presim qė konfirmimi nė nivel teknik tė kryhet sa mė shpejt nga ekspertėt e Komisionit Evropian”, vijoi mė tej ai.