Ėshtė grabitur nė kėrcėnimin e armės filiali i Raiffessen Bank nė qendėr tė qytetit tė Fierit. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 11:00 kur njė person i maskuar ka hyrė nė ambientet e bankės dhe i ėshtė drejtuar arkės.
Ai ka gjuajtur momentin kur nuk kishte asnjė klient nė bankė. I ka kėrkuar paratė, punonjėset sė bankės, por ajo fillimisht ka refuzuar. Grabitėsi ka kėrcėnuar duke qėlluar me pistoletė nė ajėr.
Nė kėto kushte punonjėsja e arkės ka mbushur njė qese me para dhe ia ka dhėnė grabitėsit i cili ėshtė larguar me shpejtėsi. Dėshmitarėt thonė se ai ka ikur qetėsisht rrugės sė tregut industrial.
Forca tė shumta policie kanė mbėrritur nė vendngjarje dhe po mbledhin provat. Ndėrkohė ka shkuar edhe drejtori i policisė sė qarkut i lajmėruar pėr grabitjen nė mes tė ditės nė mes tė qytetit.
Ende nuk ka asnjė tė dhėnė mbi personin qė kreu krimin, ndėrsa mėsohet se patrulla policie janė vėnė nė ēdo kryqėzim. Personat qė e kanė parė, thanė se ishte njė djalė i ri rreth tė 20-ta me maskė ngjyrė ushtarake nė fytyrė dhe me veshje normale.