Ministrat e Jashtėm tė Bashkimit Evropian pranuan zyrtarisht aplikimin e Shqipėrisė pėr statusin kandidat.
Nė konferencėn kryesore pėr shtyp nė mbrėmje, nė pėrfundim tė mbledhjes, Kėshilli do t'i kėrkojė komisionit tė pėrgatisė opinionin mbi gadishmėrinė e vendit pėr tė fituar statusin kandidat nė BE dhe hapjen e negociatave pėr anėtarėsim.

Shqipėria aplikoi mė 28 prill 2009. Nga momenti qė Komisioni do tė dėrgojė pyetėsorin qindrafaqėsh ndaj autoriteteve shqiptare, pėrllogariten afro 18 muaj deri nė publikimin e opinionit tė Komisionit.

Teknikisht, komisioni vlerėson se i nevojiten 12 muaj, pas marrjes sė pėrgjigjeve nga Tirana zyrtare qė tė vlerėsoje nėse Shqipėria ėshtė ose jo nė gjendje pėr tė kaluar nė fazėn tjetėr tė procesit integrues nė Bashkimin Evropian.